Kosova
FSK shpall ushtarin më të mirë për vitin 2019

Forca e Sigurisë së Kosovës ka shpallur Besnik Nebihun si ushtarin më të mirë për vitin 2019.
Në këtë garë që mbahet qysh nga viti 2014, pati pjesëmarrës edhe nga shtetet partnere të Kosovës, shkruan albinfo.ch.
22 pjesëmarrës ishin nga FSK, kurse 18 të tjerë nga ShBA, Britania e Madhe, Kanada, Belgjika, Kroacia, Shqipëria, Polonia, Turqia dhe Maqedonia e Veriut.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, tha se po synojnë që të rrisin bashkëpunimin e ndërveprimin ushtarak me shtetet partnere.
“Orientimi dhe përkushtimi ynë është që të rrisim bashkëpunimin dhe ndërveprimin ushtarak me partnerët, me NATO-n. Kjo është e ardhmja jonë e përbashkët. Jam i bindur se kjo garë, tashmë tradicionale, promovon vlerat, gatishmërinë dhe profesionalizmin e FSK-së dhe, po ashtu ndihmon në shkëmbimin të përvojave me ushtarët ndërkombëtarë nga vendet partnere”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell albinfo.ch.
Ceremonia e shpalljes së ushtarit më të mirë u mbajt në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Blerina Kastrati zgjidhet asambleiste në Komunën Carouge të Gjenevës "Asnjëherë nuk do ta kisha imagjinuar që, kur shkela për herë të parë në Zvicër, një...
-
Gjoba me celular, për pak i kushton kosovarit me refuzim të pasaportës austriake
-
Anda Skeja doktoron pa master, EPFL: “Bëhet fjalë për një talent të jashtëzakonshëm”
-
Nga nesër në SRF, seriali shqiptarozviceran “Te Berberi”
-
Aktori i famshëm: Jam shqiptar, erdha në Greqi kur isha 5 vjeç
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Rritje masive e numrit të rasteve të krimeve të dhunshme Statistikat më të fundit të Policisë Federale të Krimeve për 2024 tregojnë një rritje të konsiderueshme...
-
Ari arrin çmim rekord, Zvicra përfiton nga kërkesa e lartë
-
Zvicër: Mbyllje automatike e termocentralit bërthamor, arsyeja nuk dihet
-
1500 produkte nën 2 CHF në shumë degë, ky është premtimi
-
Rritja e anti-semitizmit në Zvicër: Studentëve u kërkohet të vizitojnë një kamp përqendrimi