Shqipëria
Protestë në Tiranë kundër migrimit të rinisë
“Ti Shqipëri s’më jep nder, më jep emrin mërgimtar”, ishte parulla kryesore e të rinjve të Lëvizjes Socialiste për Integrim që protestuan para Kuvendit të Shqipërisë.
Në mënyrë simbolike, ata kanë vendosur para Parlamentit 200 këpucë me flamujt e vendeve të BE-së, ku kanë emigruar të rinjtë shqiptarë. “Jemi në këtë protestë simbolike bashkë me të rinjtë dhe të rejat, të cilët kanë zgjedhur të protestojnë duke refuzuar këtë qeveri, duke refuzuar Edi Ramën, duke refuzuar largimin masiv të të rinjve dhe të rejave nga vendi.
Çdo këpucë sot përfaqëson një të ri, një të re, një familjar tonin, të cilët janë larguar”, tha njëri prej protestuesve. Sipas protestuesve, 80% e të rinjve nuk punojnë dhe nuk kanë shpresë nga qeverisja aktuale për të qëndruar dhe për ta ndërtuar jetën e tyre në Shqipëri.
Në mbrëmje opozita do t’i mbyllë disa akse rrugore në protestën e radhës kundër Qeverisë.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër? Fundi i vitit është vetëm disa ditë larg, dhe për shumicën e njerëzve në Zvicër kjo...
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër