Integrimi
Shkencëtarja e parë nga Kosova në Universitetin e Belgjikës
Pas diplomimit, ajo filloi studimet master në Universitetin e Antwerpenit në Belgjikë, ku përveç studimeve, falë njohurive dhe eksperiencave të marra, Ferdiana ka arritur të bëhet edhe asistentja e parë kosovare në po të njëjtin universitet

Ferdiana Hoti është 23 vjeçare nga qyteti i Gjilanit, një shkencëtare që premton shumë dhe një shembull suksesi dhe inkurajimi për të rinjtë kosovarë.
E lidhur fort me punën dhe profesionin, ajo po kontribuon në mënyrën më të mirë për shoqërinë dhe promovon Kosovën kudo në botë përmes arritjeve dhe hulumtimeve të saj shkencore.
Ajo kishte pasion shkencat shoqërore, për çka vendosi që rrugëtimin e saj akademik ta fillojë në Fakultetin e Shkencave Politike në UBT.
Më pas aplikoi në programin Erasmusë, ku fitoi bursë njëvjeçare për të vazhduar studimet në Universitetin e Salzburgut, në Austri.
Pas diplomimit, ajo filloi studimet master në Universitetin e Antwerpenit në Belgjikë, ku përveç studimeve, falë njohurive dhe eksperiencave të marra, Ferdiana ka arritur të bëhet edhe asistentja e parë kosovare në po të njëjtin universitet, raporton “RTK Live”.
“Gjithmonë do të kemi raste dështimesh, mirëpo në vend që t’i përdorim këto dështime si mur për të izoluar veten, duhet t’i përdorim si shkallë drejt arritjes së qëllimit tonë. Rrethojeni veten me njerëz që ju shtyjnë përpara dhe që besojnë në aftësitë tuaja. Asnjë vizion nuk është i paarritshëm dhe limitet e vetme që ekzistojnë janë ato që ju ia vendosni vetes”, i këshilloi ajo të rinjtë kosovarë, përcjell albinfo.ch.
Aktualisht, Ferdiana është studente e doktoraturës në Akademinë më të madhe shkencore në Evropë, “SCK-CEN”, ku është duke doktoruar për mënyrat e komunikimit të pasigurive që janë pranishme në situatat me rreziqe radiologjike.
Teksa, është duke hulumtuar tema që lidhen me mënyrën se si mund të integrohen shkencat shoqërore dhe interesat e publikut në çdo disiplinë, në bashkëpunim në Institutin Shkencor për Energji Nukleare.
Përveç këtyre angazhimeve, ajo udhëton dhe merr pjesë në konferenca të shumta shkencore, ku së fundmi prezantoi hulumtimin e saj në Universitetin e Oxford-it, në Angli.
Ndërkohë, me qëllim të përkrahjes së grave në shkencë, Ferdiana është duke organizuar një konferencë në Barcelonë, që ka për qëllim krijimin e hapësirës për prezantimin e rezultateve shkencore të shkencëtareve të reja.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane Panairi ‘SHE LEADS’ organizohet për herë të parë në Kreuzlingen të Zvicrës, më 15 qershor 2025,...
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
-
Eurostat: Gati 100 mijë shqiptarë emigruan në vendet e BE-së vetëm në vitet 2022-2023
-
Për pak ditë do të betohej si Këshilltar Bashkiak, arrestohet shqiptari në Belgjikë
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje
Jeta në Zvicër
-
Dhurohen subvencione për vendosjen e paneleve diellore në shtëpitë zvicerane Stimujt e rinj financiarë për vendosjen e paneleve diellore në shtëpinë tuaj zvicerane...
-
Hyn në fuqi ndalimi i enëve plastike në vende publike në Gjenevë
-
Zvicra prezanton një detyrim raportimi për sulmet kibernetike
-
Ulet shkalla e individëve me borxhe në Zvicër
-
SBB do të operojë me më shumë trena në fundjavën e Pashkëve