Integrimi
Jorgo Luli Karaj, shembulli i suksesit në Greqi
Ka të punësuar rreth 100 punonjës prej të cilëve 60 janë shtetas shqiptarë si dhe bashkëpunon me rreth 800 familje fermerësh grekë
Në hotel “Hyatt Regency Thessaloniki”, u zhvillua veprimtaria e 30-të “Money Show”, me qëllim daljen nga kriza në fushat: Sektori i Parë i Ekonomisë, Eksportet dhe zhvillimi ekologjik, Inovacioni dhe sipërmarrja.
Ky aktivitet u organizua nga Ministria e Jashtme e Greqisë, Ministria e Maqedonisë-Thrakës, Ministria e Turizmit, Presidenca e Rajonit të Maqedonisë Qendrore, Bashkia e Selanikut, Ambasada Italiane në Athinë dhe Dhoma Tregtare Greko-Italiane në Selanik.
Konsullata Shqiptare në Selanik, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe të Industrisë organizuan një panel me temë: “Mundësitë e zhvillimit të shkëmbimeve tregtare midis vendeve Ballkanike”.
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar, Jorgo Luli Karaj, i promovuar në këtë aktivitet nga Konsullata Shqiptare në Selanik, ndau eksperiencën e tij me të ftuarit e tjerë, nga Bullgaria, Turqia, Rumania, raporton “TV Tribuna”.
Ai zhvillon aktivitetin tregtar me qendër në Greqi (Skidra-Pella), në Shqipëri (Tiranë) si dhe ka nënshkruar kontrata tregtare me Bullgarinë, Rumaninë, Turqinë, Greqinë, Indinë, SHBA-të, Gjermaninë, përcjell albinfo.ch.
Ka të punësuar rreth 100 punonjës prej të cilëve 60 janë shtetas shqiptarë si dhe bashkëpunon me rreth 800 familje fermerësh grekë. Vetëm investimi i kryer nga zoti Karaj dhe ortaku i tij zoti Kokonozi kap vlerën e 1.5 milion euro.
Zoti Karaj duke u mbështetur në eksperiencën e tij personale në biznesin e ngritur në Shqipëri, si dhe duke iu referuar vendimeve të fundit të Qeverisë Shqiptare për të tërhequr biznesin e huaj në Shqipëri, paraqiti një tablo me të qartë të mundësive për të ngritur biznese në Shqipëri ne fushën e hotelerisë dhe në fushën e agroturizmit.
“Duhet fituar më pak dhe duhet punuar më shumë. Duhet vepruar në mënyrë më të zhdërvjellët në treg. Duhet investuar në ide, në teknologji dhe në potenciale njerëzore. Bizneset tona duhet të jenë që nga punëtori i fundit dhe deri tek pronari me një frymë familjare. Kështu që na del për detyrë të rrisim edhe me shumë marrëdhëniet tregtare në familjen tonë Ballkanike”, është shprehur Karaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?