Shkurt.ch

Në tremujorin e parë, 9 për qind më pak azilkërkues

Vendet nga të cilat kanë ardhur më së shumti azilkërkues në këtë tremujor janë: Eritrea (309), Afganistani (98) dhe Turqia (95)

Në tremujorin e parë të vitit 2019 në Zvicër janë bërë 3682 kërkesa azili. Dhe ky numër është për rreth 9 për qind më i vogël se ai i periudhës së njëjtë të një viti më parë, bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM).

Vendet nga të cilat kanë ardhue më së shumti azilkërkues në këtë tremujor janë: Eritrea (309), Afganistani (98), Turqia (95) dhe Siria (93).

Që nga fillimi i vitit 2016 migracioni në gjithë Evropën ka shënuar rënie të vazhdueshme, shkruan SEM, transmeton albinfo.ch. Mirëpo, është e mundur që sërish të ketë rritje të këtij numri brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Arsye për ngritjen e mundshme është potenciali i migracionit në Lindjen e Afërme dhe në Afrikën e Veriut, me pikë qendrore Libinë, shkruan SEM.