CH-Ballkani
Volkswagen do të ndërtojë fabrikën në Bullgari
“Unë do të inkurajoj Bullgarinë në rrugën drejt ndjekjes së reformave për të siguruar sundimin e shtetit ligjor dhe në luftën kundër korrupsionit”, është shprehur presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier në një takim të zhvilluar në Sofje, me homologun e tij bullgar Rumen Radev.
Ai theksoi se Bullgaria është një faktor stabilizues i bashkëpunimit brenda BE-së.
Sipas tij, Gjermania është e interesuar në forcimin e marrëdhënieve politike, kulturore dhe ekonomike mes dy vendeve.
Gjermania mbështet ndërtimin e një fabrike që do të prodhojë makina të markës Volkswagen në Bullgari, tha presidenti i Gjermanisë, transmeton ‘monitor’.
“Partneriteti i suksesshëm ekonomik bullgaro-gjerman është një arsye më shumë për të besuar se Bullgaria është gati dhe meriton të ketë një investitor strategjik me një cikël të mbyllur prodhimi”, ka theksuar presidenti Radev, përcjell albinfo.ch.
Presidenti gjerman Steinmeier u takua edhe me kryeministrit Bojko Borisov, ku tema kryesore e bisedës së tyre ishte çështja e sigurisë.
Bojko Borisov theksoi se ky vend po përmbush me sukses angazhimet e tij lidhur me mbrojtjen e kufirit të jashtëm të BE-së.
Ai tregoi se një mekanizëm i qëndrueshëm evropian ishte i nevojshëm për t’i dhënë përgjigje pyetjeve mbi migracionit.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra