Integrimi
Xherdan Shaqiri ende beqar
Xherdani ka thënë se e ka vështirë ta gjej dashurinë e jetës
Superylli shqiptar me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ka deklaruar se edhe pse shpesh është i ndarë nga familja, ai nuk i harron kontaktet me ta veçanërisht me nënën e tij.
” Unë e lajmëroj pas çdo loje, përndryshe ajo nuk mund të flejë , ” thotë Shaqiri në një intervistë “Personlich bei Claudia Lasser” në “Tele – Club ” .
Mesfushori 21-vjecar, thotë se një nga shokët më të mirë të kampionëve gjermanë e ka francezin, Franck Ribery : Ai bënë shaka dhe tregon se ndonjëherë hedhin njëri-tjetrin me çorape.
Në këtë intervistë Xherdani ka folur edhe për fëmijërinë e tij që sipas tij nuk ka qenë edhe e lehtë.
Duket se Xherdani ende nuk ka gjetur vajzën e ëndrrave.
“Jam shumë i angazhuar pas futbollit, e sidomos kohëve të fundit po merrem më shumë me sponsorët. E kam të vështirë të gjej dashurinë e jetës për shkak të kësaj, por natyrisht se mendoj që të krijoj familje”.
“E rëndësishme është që ajo t’i respektojë prindërit dhe të jetë nënë e mirë, e më pas të shikojmë…”, ka thënë Xherdani në emisionin Personlich bei Claudia Lasser.
Intervistën e plotë me Xherdan Shaqirin mund ta ndiqni sonte nga ora 20.15, në emisionin “Personlich bei Claudia Lasser “, në Tele Club.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës