Lajme
Pacolli, politikani më i pasur në Kosovë
Gjatë vitit të kaluar, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka deklaruar një pasuri prej 176 milionë eurosh, duke mbetur në toplistën e politikanëve më të pasur në Kosovë
Pacolli është kryetar i Aleancës Kosova e Re, një parti parlamentare që është në koalicion me partinë e kryeministrit Hashim Thaçi. Ai është menaxheri i kompanisë “Mabetex”, e cila e ka zgjeruar aktivitetin në disa vende të lindjes.
Pas Pacollit, politikani tjetër më i pasur është deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramiz Kelmendi, dhe njëherësh pronar i zinxhirit të hipermarketeve ETC me 56 milionë euro pasuri.
Deputeti i opozitës, Hashim Deshishku është i treti me 13 milionë euro pasuri, ndërsa pullazxhiu i Amerikës, deputeti i “Vetëvendosjes”, Florin Krasniqi është i katërti me 10 milionë euro pasuri të deklaruar. Ndërsa kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është më varfër se këta të tjetër.
Ai, siç raporton “Zëri” ka deklaruar se ka në pronësi tokë për ndërtimin e shtëpisë e cila ka vlerë prej 157 mijë euro, shtëpi në ndërtim në vlere prej 220 mijë euro, 180 mijë euro tokë bujqësore, 80 mijë euro shtëpi, 13 mijë euro veturë si dhe 22 mijë euro para të gatshme në bankë.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?