Kosova
Gjilani i bashkohet Ditës Botërore të Librit
Më 23 shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit, e shënimit të kësaj date i është bashkuar edhe qyteti i Gjilanit, shkruan albinfo.ch.
Klubi i Leximit në këtë komunë është përkujdesur që të t’iu sjellë libradashësve aktivitete kushtuar librit.
Në bibliotekën “Fan Noli” në Gjilan do të mbahet një tryezë diskutimi për librin, po ashtu një mini panair i shkëmbimit të librave.
“Klubi i Leximit në Gjilan organizon tryezë diskutimi në Ditën Botërore të Librit, ku do të flasim për librin në përgjithësi. Por jo vetëm kaq, sepse si klub kemi vendosur të organizojmë edhe aktivitetin “ Libër i vjetër për libër të ri”, aktivitet i cili na mundëson shkëmbimin e librave që kemi lexuar dhe i mbajmë në shtëpi, mund të i sillni në takim dhe të i ndërrojmë me njëri-tjetrin. Në këtë aktivitet mund të marrin pjesë të gjithë” thuhet në njoftimin e organizatorëve, përcjell albinfo.ch.
Organizatorët po ashtu kanë njoftuar se aktiviteti është i hapur për të gjithë.
23 prilli është shënuar si Dita e Librit më 15 nëntor të vitit 1995, me një rezolutë të UNESCO-s.
Kjo datë përkon me datën e vdekjes së disa prej shkrimtarëve më të njohur botëror, si Ulliam Shekspir e Migel Servantesi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër Reshjet e para të borës në ultësira po shkaktojnë disa ndërprerje në qarkullim. Në Cyrih, Bernë...
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV