Integrimi

Mbi 20 shqiptarë kandidojnë në zgjedhjet e majit në Itali

Në kuadër të zgjedhjeve tripalëshe të BE-së, do të mbahen edhe zgjedhjet në Itali më 26 maj të këtij viti.

Deri më tash, kanidaturën për zgjedhjet në Itali e kanë paraqitur më shumë se 20 shqiptarë.

Gazeta “Albania News” në Itali, në artikullin “Kandidatët me origjinë shqiptare në zgjedhjet administrative të vitit 2019”, ka zbuluar emrat e kandidatëve shqiptarë, me ç’rast ka shkruar edhe nga një biografi të shkurtër për ta, përcjell në shqip albinfo.ch.

Sonila Alushi, Borana Tartari, Uljana Gazidede, Eva Meksi, Dashamir Kruja, Ina Dhimgjini, Ilda Beqo, Admir Toto, Arli Dervishi, Valbona Kalaj, Gentjan Rizo,  Petrit Malaj, Agim Lorenzo Danaj, Dejnada Kasa, Denis Bendo, Blerina Halili, Xhoana Bushi, Adel Ibraimi, Leonora Bytyqi, Roland Ndoci, Mirela Gega  dhe Xheimina Dervishi janë shqiptarët që po kandidojnë në zgjedhjet në Itali.

Ndërkaq, ministri shqiptar i Diasporës, Pandeli Majko, këtë pjesëmarrje e ka quajtur historike.

“Pjesëmarrje historike e shqiptarëve në zgjedhjet në Itali. Deri tani kanë bërë publike kandidaturen e tyre 21 shqiptarë, ndërsa pritet që numri të rritet në ditët në vijim”, ka shkruar Majko në faqen zyrtare në Facebook.