Shkurt.ch

Rajoni jugor i Zvicrës, zgjedhje perfekte për të huajt

Nëse po kërkoni të kaloni një jetë më relaks dhe të kombinuar me një dozë të kulturës mesdhetare atëhërë mos kërkoni më larg se kantoni Ticino, përcjell albinfo.ch.

Rajoni jugor italian-folës i Zvicrës ka një energji  të dallueshme që e ndan atë nga pjesa tjetër e vendit. Ky rajon miksohet mjaftë mirë me Zvicrën dhe Italinë si dhe është zgjedhja përfekte për të huajt që mendojnë të jetojnë në Zvicër.

Zvicra është e njohur për cilësinë e lartë të jetës, por ushqimi dhe kultura italiane i jep kantonit të Ticinos një cilësi të dallueshme. 

 Po në këtë kanton festat zhvillohen gjatë gjithë vitit, përfshirë festivalin e filmit ndërkombëtar të njohur i cili zhvillohet çdo gusht, dhe festivali falas i xhazit në qershor / korrik, përcjell albinfo.ch.

Qytetarët zviceranë dinë të kujdesen për veten.

Nëse ju po kërkoni një mënyrë për të jetuar shëndetshëm Ticino ka shumë për të ofruar.

Ekonomikisht, banorët e Ticinos përfitojnë për kokë banori më shumë sesa mesatarja zvicerane, megjithatë kostoja e jetesës është më e ulët se në qytetet kryesore zvicerane.

Përveç gjuhës, ushqimit dhe kulturës, një shenjë tjetër që je në Zvicrën italiane është klima e Ticinos. Koha në Ticino është më e ngrohtë dhe me diell se në pjesën tjetër të vendit, me një mesatare prej 2,170 orësh diell në vit (krahasuar me 1,693 për Cyrih).

Pozicioni i Ticinos është në qendër të Evropës. Afërsia e Ticinos me Italinë ju ofron udhëtime ditore ose pushime të shkurtra dhe të shpejta, përcjell albinfo.ch.

Krimi në Zvicër është përgjithësisht i ulët në krahasim me vendet e tjera. Kantoni i Ticinos është një zonë e sigurt brenda një vendi të sigurt, me një normë më të ulët të krimit sesa mesatarja kombëtare zvicerane dhe më pak krime sesa në qytetet e mëdha.