Kosova
Franca përkrah Kosovën në ekonomi, priten marrëveshje të reja
Ministri i Financave në Kosovë, Bedri Hamza, është takuar me ambasadorin francez Didier Chabert, me ç’rast diskutuan për sfidat e Kosovës në fushën e ekonomisë, shkruan albinfo.ch.
Nga Ministria e Financave kanë njoftuar se shteti francez nuk do ta kursejë përkrahjen ndaj Kosovës, dhe kanë paralajmëruar bashkëpunim mes dy vendeve.
“Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, falënderoi ministrin Hamza për pritjen dhe shprehu mbështetjen e shtetit francez në fushën e zhvillimit ekonomik dhe integrimit të Kosovës në BE. Ai gjithashtu falënderoi ministrin Hamza për vizitën në Paris dhe u shpreh se shumë shpejt do të kemi marrëveshje të reja në mes të dy vendeve tona mike si rezultat i kësaj vizite”, ka njoftuar MF, përcjell albinfo.ch.
Nga MF po ashtu thanë se ministri Hamza ka njoftuar ambasadorin francez, ndër të tjerash, edhe për planin që ka për të adresuar sfidat në fushën e ekonomisë.
“Gjatë takimit ministri Hamza e njoftoi Ambasadorin Chabert për trendin e të hyrave buxhetore, stabilitetin makro fiskal dhe planin për adresimin e sfidave në fushën e ekonomisë njëkohësisht edhe për planet e Ministrisë së Financave për fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, ministri Hamza ka falënderuar amabsadorin për mbështetjen, dhe një herësh ka shprehur keqardhjen për djegien e katedrales së Parisit.
Për këtë të fundit, edhe Qeveria e Kosovës ka ndarë donacion në vlerë prej 20 mijë eurosh, vendim që u prit me kritika, sidomos nga qytetarët e Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit