Bota
Mbi 60 000 policë ‘blindojnë’ Francën për protestën e radhës
Më shumë se 60 000 policë dhe forca të xhandarmërisë në Francë janë mobilizuar për të shtunën e 23-të të protestës së jelekverdhëve, njofti ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner.
Shefi i policisë, Didier Lallement, konfirmoi se tubimet e jelekverdhëve në afërsi të Notrë Damit ishin një provokim i pastër.
‘’Mbi 60.000 policë dhe xhandarë do të mobilizohen në gjithë Francën për të kryer detyrën e tyre. Misioni ynë është siguria e francezëve dhe garantimi i të drejtës për të protestuar pa rrezik’’, bëri të ditur gjatë një konference shtypi Castaner.
Sipas tij, huliganët do të jenë sërish të pranishëm nesër në disa qytete të Francës, në Tuluz, në Montpelie, Bordo dhe në zona të veçanta në Paris.
‘’Objektivi i tyre është i qartë, një skenar i dytë si ai i 16 marsit’’, vijoi ministri, referuar veprimit të 20 jelekverdhëve, ku Elizeja u bë shënjestër e dhunës dhe skenave kaotike, që çuan në shkarkimin e shefit të policisë së Parisit.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit