Shkurt.ch
Si të bëheni student i një universiteti zviceran
Të studiosh në Zvicër. Mësoni për universitetet e Zvicrës, kualifikimet, si të aplikoni, ku të jetoni dhe për jetën si student, përcjell albinfo.ch.
Nëse ju dëshironi të studioni në Zvicër në njërin nga top universitetet zvicerane, do të njiheni me shumë mundësi për studentët ndërkombëtarë.
Top Universitetet në Zvicër:
Zvicra ka disa nga universitetet më të mira në botë. Nga aty dalin 12 universitete të mjekësisë/hulumtimeve. ETH Zürich renditet i 13 në listën e universiteteteve më të mira në botë dhe pasohet nga disa universitete tjera si aj Bazelit (75), i Lozanës (34) etj.
Studimet e larta në Zvicër
Universitetet zvicerane janë atraktive për studentët nga gjithë bota. Në vitet 2013/14, më shumë se 229,000 studentë kanë studiuar në universitetet zvicerane dhe rreth 1/4 e tyre ishin ndërkombëtarë. Programet bachelor zakonisht mësohen në gjuhën kombëtare të rajonit, ( gjermanisht, frengjisht apo italisht). Dy universitete ofrojnë programe në gjuhën angleze për shembull ETH Zürich.
Llojet e universiteteve në Zvicër:
Në Zvicër ekzistojnë 12 universitete për doktoraturë/ hulumtim, 8 universitete të shkencave (UAS) dhe 20 universitete të edukimit (UTE). Shumica e universiteteve janë të financuara nga shteti.
Sistemi i Bolonjës
Universitetet zvicerane ndjekin sistemin e Bolonjës. Sistemi përfshin:
• Diploma Bachelor.
• Programet e diplomave të masterit kërkojnë që studentët të mbajnë një diplomë Bachelor.
• Diplomat e doktoraturës zakonisht jepen vetëm nga universitetet akademike, kërkojnë që studentët të kenë një diplomë master.
• Universitetet zvicerane gjithashtu ofrojnë Master të Studimeve të Avancuara (MAS) – duke fituar 60 Kredite për një vit studim me kohë të plotë, përcjell albinfo.ch.
Vizat për studentë dhe lejet për studim në Zvicër:
Nëse jeni nga një vend i Bashkimit Evropian ose Shoqata Evropiane e Tregtisë së Lirë, Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia ju mund të studioni në Zvicër pa vizë.
Nëse jeni jashtë BE- së ose EFTA-së atëherë ndoshta do t’ju duhet të keni një vizë studentore nga ambasada ose konsullata zvicerane në vendin tuaj të origjinës përpara se të vini në Zvicër.
Aplikimi në një universitet zviceran:
Ju duhet të aplikoni drejtpërdrejt në çdo universitet në Zvicër. Kërkesat e aplikimit për shumicën e universiteteve do të jenë të njëjta në të gjithë Zvicrën, por secili universitet merr vendimet e veta për pranimin e studentëve.
Zakonisht duhet të plotësoni një formular aplikimi online përmes faqes së internetit të universitetit Pasi të keni marrë konfirmimin me shkrim të aplikacionit tuaj, ju mund të dorëzoni dokumentin tuaj të aplikimit si dhe çdo dokumentacion të kërkuar nga universiteti, përcjell albinfo.ch.
Nëse jeni tashmë banues në një kanton dhe dëshironi të aplikoni për të shkuar në universitet në një kanton tjetër, ju duhet të aplikoni për leje.
Gjithkush që jeton në Zvicër për tre muaj ose më shumë ka nevojë për sigurim shëndetësor bazë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch