Lifestyle
Celine Dion, në turne muzikor këtë vit
Këngëtarja e muzikës pop, Celine Dion, e ka konfirmuar turneun botëror dhe albumin e ri të quajtur “Courage”, për të cilin ajo tha se ishte frymëzuar nga jeta pas vdekjes së burrit të saj.
Dion, 51 vjeçe, e dha lajmin në një shfaqje në Los Angeles, që u transmetua live në Facebook dhe u shikua nga shumë fansa në mbarë botën.
Këngëtarja francezo-kanadeze, më së shumti e njohur për këngën e filmit “Titanik”, “My Heart Will Go On”, ka përformuar me ndërprerje që nga viti 2003.
“Mendoj se është koha për një ndryshim”, tha ajo. Turneu “Courage”, i pari i saj në Shtetet e Bashkuara në 10 vjet, do të fillojë në Quebec të Kanadasë në shtator, e më pas edhe në disa qytete amerikane.
Ajo gjithashtu performoi në Azi dhe Australi në 2018-ën. Albumi i saj i fundit në gjuhën angleze “Loved Me Back to Life”, u lansua në vitin 2013, derisa në vitin 2016 ajo publikoi albumin “Encore un Soir” në frëngjisht.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve