Lifestyle
Reperi afrozviceran promovon këngën në gjuhën shqipe “Thirrja e fundit”
Sonte ai në një kinema në Oftringen promovon këngën e tij të re. “Një spektakël i tillë nuk është parë ndonjëherë në Zvicër”, thotë Cliqme
„Kliqme“ është emri artistik i reperit mbase të vetëm me rrënjë afrikane që këndon shqip. Emri i tij i vërtetë është Gassan Nygangi. Është i lindur në Kongo dhe jeton nga fëmijëria jeton në Bernë. Sot ai në një kinema në Oftringen të Zvicrës promovon këngën e tij më të re – gjithsesi në gjuhën shqipe – “Last Call/Thirrja fundit”. “Një spektakël i tillë nuk është parë ndonjëherë në Zvicër”, thotë për portalin nau.ch reperi 29 vjeçar.
“Në këtë spektakël do të vijnë edhe fëmijët me prindërit e tyre pasi që është fjala për një lokal kinemaje dhe jo për diskotekë”, thotë Cliqme.
Ai thotë se e flet shqipen, një “shqipe të Bernës”, por ende nuk e ka perfeksionuar. Ndërkaq atë e karakterizon “perfeksionizmi zviceran” kur bëhet fjalë për cilësinë e punës në këngë dhe në video.,
Siç ka shkruar albinfo.ch, Cliqme është bërë tashmë yll në skenën e repit shqiptar, sidomos në Kosovë. Në youtube është klikuar me miliona herë. Ai ka gjetur veten nën dritën e reflektorëve, po udhëton nëpër Evropë, bën spektakle para mijëra fansëve të tij. Por, cv-ja e tij është megjithatë e pazakonshme: duke qenë një artist nga kryeqyteti i Zvicrës, Cliqme bëhet një “reper shqiptar” dhe me shfaqjet e tij i mbush plot tashmë klube të tëra, transmeton albinfo.ch.
Bernasi 29 vjeçar është veç kesaj talent për mësimin e gjuhëve. Krahas gjermanishtes, frengjishtes, gjuhës Lingala (afrikane) dhe anglishtes, ai flet dhe bën rep tashmë edhe në gjuhën shqipe. Nën videot e tij muzikore gjithnjë bëhen komente të shumta. Shumë fansa të tij mezi besojnë se një kongolez nga Zvicra këndon rep në gjuhën e tyre dhe prandaj e përgëzojnë dhe brohorasin për të.
Por si ka mundur të arrijë deri në këtë pikë qytetari i Bernës? Cliqme ka rënë në sy qëmoti me natyrën e tij energjike. Që në vitin 2012 ai është prezantuar në pjesët “paralojë” të koncerteve të të famshmëve, përcjell albinfo.ch. E ka “ngrohur” publikun për koncertet e Wiz Khalifa ose të Cris Brown.
Para rreth një viti atij i kërkoi Capital T., njëri ndër muzicientët më të njohur shqiptarë që të bënin një bashkëpunim. Kënga e përbashkët pati një shpërthim të madh: u klikua afër 8 milionë herë në youtube.
Kjo për Cliqme nuk është një arsye për të rritur mendjen. “Klikimet në youtube janë sot më shumë një kartvizitë sipërfaqeësore”, thotë ai. Shumë më të rëndësishme për të janë paraqitjet live. “Ndeshja zhvillohet në skenë”, shprehet reperi.
Ndërkohë bernasi ka udhëtuar tashmë shumë herë në Ballkan dhe ka kënduar në dhjetëra programe me salla të mbushura plot.
Por shumë më vështirë se në Kosovë, atë është ta shohësh në Zvicër. “Ne nuk kemi shumë shfaqje në Zvicër. Por megjithatë më 18 prill do të prezantohet videoklipi im i ri në Oftringen”, thotë me krenari Cliqme, transmeton albinfo.ch. Në këtë video ai dhe ekipi i tij kanë investuar shumë kohë dhe e kanë punuar në mënyrë shumë profesionale.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve