Kosova
Fonde për katedralen e Parisit, trashëgimia e Kosovës në rrezik
Muzeu Etnologjik i Prishtinës, dikur shtëpi banimi për familjen e Emin Gjikollit, është i mbyllur për vizitorët.
Restaurimi i një prej objekteve më të vizituara në kryeqytet, ka nisur para rreth dy vjetësh.
Në organizatën Trashëgimia Kulturore pa Kufij tregojnë se punimet nuk po përfundojnë shkaku i keqmenaxhimit të buxhetit.
Përveç Muzeut Etnologjik, që daton nga shekulli i 18-të, Kosova ka edhe rreth 1,500 monumente të tjera kulturore, por pak prej tyre plotësojnë kushtet elementare për vizitorë.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do të ndajë para nga buxheti i shtetit për ta ndihmuar rindërtimin e Notre Dame-s, në një nga vendet më të fuqishme të BE-së.
Kryeministri Ramush Haradinaj pritet që të enjten të propozojë në Qeveri ndarjen e parave për katedralen që u dogj në Paris.
Kjo është pritur me shumë kritika në Prishtinë.
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se Franca nuk ka nevojë për këto para, por për to janë në nevojë kosovarët që po përballen me mungesë fondesh për shërim, e atyre u kërkohen edhe gjëra bazike, sikur janë dorëzat sterile për lindje.
Kurse, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar që në vend se të ndihmohet Franca, Qeveria t’i ridestinojë paratë për strehim dhe renovim të shtëpive të disa rasteve të rënda sociale.
Por, Haradinaj është arsyetuar se shuma do të jetë simbolike, e Kosova është shtet mik i Francës.
Këtë propozim, kryeministri e bëri të mërkurën në takimin e Forumit të Nivelit të Lartë për Koordinimin e Donatorëve, raporton ktv, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Ashensori i shpresës”, hap drejt barazisë, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut Përurimi i ashensorit në Konsullatën e Kosovës në Cyrih bashkoi aktivistë dhe mbështetës të të drejtave...
-
Nga 1 janari, Rumania e Bullgaria bëhen pjesë e hapësirës Shengen
-
Konsulli Vigan Berisha: Për një konsullatë më pranë diasporës shqiptare
-
Mbi 30 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues
-
Çfarë i premton PDK diasporës?
Jeta në Zvicër
-
Si mund të ndikojë te pacientët një debat mbi ‘taksën e urgjencës’ shëndetësore të Zvicrës Lëvizja për të ndaluar të ashtuquajturën taksë emergjente po shkakton bujë në qarqet e kujdesit shëndetësor...
-
Banka Kombëtare e Zvicrës ul normën bazë të interesit me 0.5%
-
Gjeneva zbulon planin 25-vjeçar të trenave
-
Sa ka njohuri për mediat në Zvicër
-
Frangu forcohet më shumë ndaj euros