Integrimi
Nga viti i ardhshëm, birra e Pejës edhe në Aldi
“Birra Peja” përveç në “Coop” dhe “Otos” do të plasohet edhe në të gjitha filialet e Aldit në Zvicër

Duke filluar nga 22 janari i vitit ardhshëm, edhe në marketet e Ald-it, në Zvicër do të dalë në shitje produkti shumë i kërkuar nga Kosova, “Birra Peja”.
« Birra Peja » ka nisur fillimisht distribuimin në shitoren numër dy në mesin e ndërmarrjeve në të mëdha tregtare të Zvicrës, « Coop ».
« Nga të gjitha birrat e Ballkanit, Aldi ka zgjedhur birrën e Pejës », thotë për albinfo.ch Rexhep Berisha, me qëndrim në Bazel, pronar i firmës R.B. Import& Export dhe i restorantit “Sängerstübli”, në po këtë qytet.
Ai thotë se gjithnjë e më shumë birra Peja po bëhet njëri prej produkteve më të kërkuara nga Ballkani.
Produktet nga Evropa Jugore dhe Lindore janë plasuar katër vjet më parë në filialet e Coop-it ndërsa më vonë edhe në Migros. Ndërsa sot produktet “exotike” nga Ballkani janë më të shiturat në Zvicër
Sidomos të njohura janë ajvari , durum dhe farat të pjekura të kungullit. Po ashtu birra Peja nga Kosova është në mesin e produkteve më të pëlqyera nga Ballkani . Kështu kanë thënë në një prononcim të mëhershëm zyrtarë të Coop-it.
Janë 90 produkte të Ballkanit, duke përfshirë 30 nga Turqia që janë plasuar në tregun e Zvicrës. Ndërkohë raportohet për rritjen e vazhdueshme të shitjes së këtyre produkteve në Zvicër. Tregtarët me pakicë llogarisin të jenë më shumë se 700 mijë njerëz me rrënjë nga këto rajone në Zvicër .
“Rëndësia e rritjes së këtyre produkteve gjithashtu mund të ndikojë që edhe zviceranët t’i fusin këto produkte në përdorim të përditshëm.”, thotë një zëdhënës i Migros-it .
« Birra e Pejës » prej disa vitesh mund të blihet në të ashtuquajturat “etnomarkete” (shitoret me mallra ballkanike) pastaj në Dener-Satelit dhe në Spar.
E-Diaspora
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih Besimtarët myslimanë shqiptarë kanë falur namazin e Fitër Bajramin në Sallën e Sporteve në Kloten, afër...
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
Jeta në Zvicër
-
Fermerët përdorin pesticide të ndaluara: Qeveria federale forcon kontrollet Për të luftuar përdorimin e paligjshëm të pesticideve, qeveria federale do të financojë 1000 analiza laboratorike...
-
Qëndrimi në Bazel gjatë Eurovisionit do të kushtojë shumëfish më shumë
-
Rritet numri i mjekëve të huaj në Zvicër
-
Pakti i migracionit i BE-së kundërshtohet nga e majta dhe e djathta e Zvicrës
-
Referendumi për të frenuar lobimin politik në Zvicër