Futboll

A do të mund të luajë Berisha, ja çfarë thotë ai

Mediumet kosovare të hënën raportuan se Valon Berisha i është nënshtuar operimit dhe nuk do të mund të luajë deri në përfundim të sezonit.

Sidoqoftë, mesfushori i Lazios në një prononcim ekskluziv për Indeksonline tha se njëherë nuk po mendon të operohet, përcjell albinfo.ch.

“Jo, unë nuk jam operuar në gju. Njëherë nuk jam duke menduar për operim. Jam duke kërkuar që në një mënyrë tjetër të largoj problemin dhe të kthehem sa më shpejt”, u shpreh Berisha.

Mesfushori kosovar nuk ka luajtur qe dy muaj me Lazion për shkak të këtij lëndimi.

Ai i mungoi edhe Kosovës në dy ndeshjet e fundit me Danimarkën dhe Bullgarinë.