Kosova
Vizita në diasporë përplas Haxhiun me Konjufcën e Pacollin
Gjatë shqyrtimit të parë të Projektligjit për Diasporën në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK Teuta Haxhiu akuzoi kolegun e saj nga radhët e VV-së Glauk Konjufca se ka marrë pjesë në shtetet ku qëndrojnë mërgata e Kosovës lidhur me projektligjin në fjalë dhe sot GP i VV nuk e përkrah Projektligjin për Diasporën.
Sipas saj, kanë shpenzuar mjetet e buxhetit të shtetit dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca dhe Fitore Pacolli gjatë vizitave në qendrat shqiptare ku jetojnë dhe veprojnë diaspora e Kosovës.
“Për mua është turp, kur sot thua, jemi keqkuptuar me ministrin, kur nuk u keqkuptove sa ishe nëpër turne. Shpenzim i parasë së buxhetit të Kosovës dhe keqpërdorim, ka qenë ai turne. Prej sot fillon puna e Komisionit, fillon puna e deputetëve. Brenda dy leximeve punojnë deputetët dhe nuk mund më i thënë sot po të kushtëzojë. Dhe sot nëse thua se jemi keqkuptuar me ministrin, për mua është turp. S’e nuk e keqkuptuar në diasporë sa ke qenë. A ia ke thënë atje? Dhe nëse ia ke thënë atje, është turp që ke vazhduar katër turne, është dashur të kthehesh me të parin këtu”, tha Haxhiu.
Ndaj deklaratave të saj, ka reaguar deputeti Konjufca, i cili e ka quajtur analfabete deputeten e AAK-së duke i dhënë shpjegimet për pjesëmarrje si deputet në diasporë.
“Me shumë keqardhje për analfabetizmin e njerëzve që arrin me u zgjedh deputet në Kuvendin e Kosovës, të cilët thonë: ‘Prej juve paskan ardhur dy deputetë, prej neve veç një’. Po, veç një e kanë në Komision. AAK e ka vetëm një në Komision. LDK i ka dy, kanë ardhur dy, VV i ka dy, kanë ardhur dy. AAK e ka një, ka ardhur një. Nuk mundesh me i bë dy aty, edhe nëse do. Prej këtij analfabetizmi elementar në Kuvend, kur nuk e din deputetja këtë problem, për besë po përtoj me u marrë me tjerat”, iu përgjigj Konjufca deputetes Haxhiu, shkruan Kosovapress, përcjell Albinfo.ch.
Edhe deputetja tjetër e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, reagoi ndaj akuzave të deputetes Haxhiu, duke thënë se vizita ka qenë pjesë e detyrave dhe e punës si deputet.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë Zvicra shënon një shkallë të ulët papunësie dhe një rritje shumë të ulët të çmimeve. Kjo...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës