Kuriozitete
Sa janë të sigurta veturat elektrike në aksidente
Sipas vlerësimeve të Shoqatës Kombëtare të Mbrojtjes nga Zjarri, deri më tani janë trajnuar në drejtim të makinave elektrike rreth 250,000 punonjës nga rreth 1.1 milionë punonjës që punojnë në sektorët e dhënies së ndihmës së parë në raste emergjente
Pasi shoferi i një veture Tesla Model S humbi kontrollin dhe doli jashtë autostrade në Fort Lauderdale, duke u përplasur me disa palma, makina mori flakë. Policët që shkuan menjëherë në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, filluan të shuanin flakët me zjarrfikëse të zakonshme, të cilat i përdorin edhe në raste të tjera të ngjashme. Fatkeqësisht, përpjekjet e tyre dështuan. Makina vazhdoi të digjej, duke shkaktuar vdekjen e shoferit.
Policët që shkuan në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë mund të mos e kenë ditur se bateritë me jone litiumi të makinave elektrike, pasi marrin flakë, nuk mund të shuhen me zjarrfikëse të zakonshme.
Zjarri që përfshiu makinën Tesla një muaj më parë ka krijuar konfuzion në mesin e punonjësve që punojnë në sektorin e shërbimit të dhënies së ndihmës së parë, veçanërisht në Florida ku ndodhi ngjarja.
Zjarrfikësit u përpoqën që t’i shuanin flakët me ujë. Përpjekja, u duk se po funksiononte, por në momentin që ato dukeshin se ishin shuar, zjarri shpërthente sërish, madje më shumë sesa në fillim. Ky rast bëri që në një raport të fundit të policisë të theksohej nevoja për marrjen e “masave të jashtëzakonshme” në të tilla situata, duke përfshirë këtu edhe një takim me Njësinë e Zjarrfikësve në shtetin Broward, në juglindje të Floridës, për të diskutuar për mënyrën sesi duhet të veprojnë zjarrfikësit, transmeton ‘monitor’.
Aksidenti i mësipërm ilustron sfidat me të cilat përballen ata që japin ndihmën e parë në të tilla raste. Fatkeqësisht, ata nuk kanë njohuri me menaxhimin e këtyre situatave, duke qenë se nuk i njohin karakteristikat e baterive me litium të makinave elektrike dhe mënyrat e duhura që duhen ndjekur në rast aksidentesh. Ekspertët e sigurisë shprehen se, mënyra e vetme për të shuar një bateri me jone litiumi që ka marrë flakë brenda një veture elektrike është vetëm nëpërmjet sasive të mëdha të ujit, shumë më tepër ujë sesa mund të duhet për të shuar zjarrin që ka përfshirë një makinë me motor me benzinë, përcjell albinfo.ch.
Mundësia tjetër është që ta lini makinën të digjet plotësisht. “Zjarri në makinat elektrike me bateri litiumi është shumë i vështirë për t’u shuar, sepse duhen sasi shumë të mëdha uji”, shprehet Robert Taylor, marshall i zjarrfikëseve në qytetin Davie në Florida, aty ku ndodhi aksidenti. Përveç zjarreve, ata që japin ndihmën e parë në rastin e makinave me elektrike përballen edhe me rreziqe të tjera, si për shembull kabllot me tension të lartë. Përvoja i ka mësuar ekipit të Taylor sesi duhet të veprojnë në rast të një aksidenti të një veture elektrike.
Kompania prodhuese e këtyre makinave, Tesla Inc., e cilësoi aksidentin tragjik dhe tha se do të ofronte mbështetjen dhe bashkëpunimin e saj ndaj zjarrfikësve që japin ndihmën e parë në të tilla raste. Tesla vuri në dukje se zjarret e automjeteve nuk ndodhin vetëm te makinat elektrike. “Ne po hetojmë edhe mbi shpejtësinë me të cilën ka qenë duke ecur shoferi i makinës që doli jashtë rruge, sepse ashtu siç mund ta dinë të gjithë, përplasjet e makinave me shpejtësi të lartë përfundojnë në zjarr në çfarëdo lloj veture, jo vetëm në ato elektrike”, shkruan më tej kompania Tesla Inc. Një dëshmitar deklaroi se përpara momentit të përplasjes, makina po ecte aq shpejt sa dukej sikur po fluturonte, ndërsa sipas policisë makina po lëvizte me 80 km/orë.
Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, me mbi 760,000 makina elektrike në rrugët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zjarrfikësit dhe ata që japin ndihmën e parë duhet të trajnohen në mënyrë që të dinë si të veprojnë në raste emergjente.
Ndërsa Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit në SHBA po heton incidentet e shumta që përfshijnë zjarret e baterive të makinave elektrike, problemet dhe vështirësitë më të shpeshta me të cilat përballet personeli i emergjencës. Agjencia ka në plan të nxjerrë një sërë udhëzimesh, bazuar në katër raste të ndryshme aksidentesh që përfshijnë makinat elektrike.
“Ky do të jetë njëkohësisht edhe raporti i parë më i rëndësishëm që do të trajtojë këtë çështje”, tha zëdhënësi i Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit, Chris O’Neil. Por, sipas një raporti të vitit 2017, të kryer nga Administrata Kombëtare e Sigurisë në Autostrada, zjarret e shkaktuara nga makinat me motorë me benzinë janë më të shumta sesa ato nga makinat elektrike me bateri me jone litiumi.
Raporti vë në dukje se teknologjia e baterisë se makinave elektrike është në zhvillim e sipër, pa asnjë konsensus mbi dizajnin e sigurt të sistemit. Sipas të dhënave të Edmunds, makinat me bateri vazhdojnë të mbeten një pakicë në SHBA, ku shitjet e makinave elektrike gjatë vitit të kaluar zunë rreth 1.2% të totalit të automjeteve të reja.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?