Uncategorized
Detaje të reja nga gjykimi për sulmin në Zelandën e Re
Sulmi në xhaminë e qytetit, Christchurch në Zelandë të Re, ka sjellë ndryshime në ligje.
Pas reformave në ligjin e armëve që është duke u zhvilluar, tash pritet të ndryshohet ligji për krimet e motivuara nga fantazimi.
Qeveria po ashtu ka njoftuar që do ta krijojë një Komision Mbretëror të Hetimeve përse sulmi nuk është identifikuar dhe parandaluar.
Në qendër të këtyre ndryshimeve është gjykimi i kryerësit të sulmit.
Ter(r)oristi që kreu sulmin është duke u mbajtur në paraburgim në burgun më të lartë të Zelandës së Re, Auckland.
Ai ka të drejtën e gjykimit sipas ligjeve. Gjyqi do të mbahet nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë dhe një juri prej 12 vetash.
Në seancën e dyt, vrasësi nuk është paraqitur personalisht por nëpërmjet një lidhje audio-viziuale nga burgu.
Atë janë duke e mbrojtur dy avokatë. Gjykata ka urdhëruar që atij t’i bëhet një raport mjekësor për ta parë nëse ai ka qenë i çmendur ose ka pasur çrregullime mendore. Këto raporte zakonisht kërkohen kur ka akuza serioze.
E vetmja mbrojtje ndaj një akuze për vrasje është vetëmbrojtja nga një sulm. Prandaj, kryerësi i veprës nuk mund ta mbrojë vetën në asnjë mënyrë.
Gjyqi i shpejtë nuk ka gjasa pasi që prokuroria duhet të përpilojë dëshmitë dhe t’ua zbulojë avokatëve mbrojtës, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Seanca e radhës pritet të mbahet në muajin qershor.
Gjykimi do të jetë i hapur për publikun. Pritet që të dënohet me burgim të përjetshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën