Lifestyle

Mel-B arrin marrëveshje me ish-dadon

Mel B e ka zgjidhur rastin e shpifjes me ish-dadon Lorraine Gilles jashtë gjykatës për 2.3 milionë dollarë pas një beteje të hidhur ligjore.

Gjatë betejës së saj problematike të shkurorëzimit me bashkëshortin Stephen Belafonte, këngëtarja e “Spice Girls” pretendoi se ai e kishte lënë me barrë Gilles, të cilën ajo e quajti “prostitutë” dhe i kërkoi asaj të abortonte, pasi Mel refuzoi ta linte atë dhe fëmijën e saj të jetonte me ta.

Ajo gjithashtu, pretendoi se Gilles ishte dashnorja e saj e fshehtë për shumë vjet dhe se ajo po e zhvaste atë me xhirimin seksual të dyshes me Belafonten.

Mel kërkoi urdhër kufizues kundër tyre për ta ndaluar shpërndarjen e xhirimit, por ky urdhër u hodh poshtë më vonë.

Pas shkurorëzimit të saj, Gilles e paditi nënën e tre fëmijëve për shpifje, me ç’rast Mel u përball me një faturë ligjore potenciale prej 6.5 milionë dollarësh nëse do ta humbiste rastin.

“Mel është e lumtur që e pastroi këtë rrëmujë njëherë e përgjithmonë”, tha një burim për “Daily Mirror”.