Tematike
Si ta shkruani një CV të përsosur zvicerane?
Pavarësisht se ka forma standarte të CV-së, të shkruarit e saj ndryshon nga vendi në vend.
The Local ka kontaktuar me rekruteren Rebekka Affolter nga platforma jobs.ch, e cila ka dhënë disa këshilla se si mund të përgatitet CV-ja e përsosur për një punë në Zvicër, përcjell në shqip albinfo.ch.
Si duhet t’i qasem CV-së sime zvicerane?
Shihe si një pamje të karrierës tënde. Mendo për cilësitë që kompania po kërkon, dhe ato që ka theksuar në veçanti.
A mund ta shkruaj CV-në në anglisht?
Përveç nëse kërkohet, përndryshe, CV-ja duhet të shkruhet në gjuhën e punësimit. Për shembull, nëse një konkurs është në gjermanisht dhe aplikimi kërkohet në gjuhën angleze, është ide e mirë që ta dorëzoni CV-në në të dy gjuhët. Për çdo rast, kërkoni ndihmë nga një përkthyes, që CV-ja juaj të jetë pa gabime. Po ashtu, nëse keni aftësi të shkëlqyera të ndonjë gjuhe, bashkangjitni certifikatën përkatëse – Zvicra i do certifkatat!
A duhet të përfshij detaje të lejes së punës në Zvicër, ose nënshtetësinë time nëse ende nuk kam leje?
Nëse tashmë keni një leje pune të Zvicrës, përmendeni këtë informacion shkurtimisht në fund të CV-së (për shembull, Swiss B Permit). Nëse nuk keni leje, mos e përmendi, por tregojeni kombësinë tuaj. Mos harroni se për njerëzit jashtë BE-së, marrja e një leje pune në Zvicër mund të jetë process mjaft i gjatë.
Sa duhet të jetë e gjatë një CV zvicerane?
Një CV zvicerane mund të jetë e gjatë deri në tri faqe, varet edhe nga përvojat e punës. Shumica e njerëzve duhet ta kenë CV-në dy faqe. Por nëse je në marrëdhënie pune që 20 apo 30 vite, atëherë dy faqe mund të mos mjaftojnë. Kështu që, mos harroni të t’i cekni pikat kryesore – detajet e tjera mund t’i tregosh gjatë intervistës së punës.
A dallon struktura e CV-së zvicerane nga ajo amerikane ose britanike?
CV-të në Zvicër në përgjithësi nuk ndryshojnë shumë nga të tjerat për nga struktura. Kështu që, në një CV duhet të përfshish arsimimin, përvojën e punës, gjuhët, aktivitetet, hobin dhe referencat.
Mos harroni, zviceranët i kushtojnë rëndësi CV-së së shkruar mirë, andaj kujdesuni që të mos bëni gabime drejtshkrimore.
A duhet të përfshij një ‘deklaratë personale’ në krye të CV-së?
Po, duhet! Kjo i jep rekrutuesit një ide rreth qëndrimit tuaj dhe iu dallon nga kandidatët e tjerë. Mund ta shkruani një paragraf të shkurtër rreth vetes apo të tregoni vizionin tuaj personal në fillim të CV-së.
A duhet të përfshij fotografi në CV?
Po, është e zakonshme ta kesh një fotografi. Ndryshe nga disa vende në SHBA, në CV-të zvicerane ende përfshihet fotografia. Por, është e rëndësishme që fotografia të jetë profesionale, në të kundërtën më mirë mos e futni fare në CV.
Pra, është me rëndësi përfshirja e një fotografie profesionale?
Po, ia vlen ta kesh një fotografi profesionale në CV, sepse në të shumtën e rasteve, kjo është përshtypja e parë që njerëzit krijojnë rreth një CV-je.
A duhet të jap detaje për secilën përvojë pune që nga përfundimi i studimeve?
Mundohuni t’i specifikoni punët e fundit. Nëse punët tuaja të para janë shumë të hershme dhe nuk kanë shumë rëndësi, nuk ka nevojë t’i përshkruash në detaje. Është e rëndësishme t’i cekni përvojat e punës që lidhen me punën për të cilën po aplikoni.
Në përgjithësi, është e rëndësishme që CV-në tuaj ta përshtatni me kompaninë dhe punën të cilën po synoni.
Sa shumë të dhëna duhet të përfshihen? Data e lindjes dhe statusi martesor? Aktivitetet e kohës së lirë?
Nuk është gabim nëse përmendi ndonjë nga këto. Fundja, këto lloj informacione ndihmojën rekrutuesin për ta pasur një pamje më të qartë për kandidatin dhe mund të jetë në të mirën tuaj. Jini specifik. Mos përfshini aktivitete të përgjithshme si sporti apo udhëtimet.
Si duhet të trajtohen kualifikimet e huaja? A duhet të përkthehen?
Shpesh komplikohen kur përkthehen. Shumë shprehje janë të zakonshme, si për shembull diploma Bachelor ose Master, dhe nuk kanë nevojë për përkthim.
Cilat certifkata duhet t’i përfshij në CV-në time?
Nëse keni shumë certifikata, fokusoheni te ato më të rëndësishmet dhe mos e përmendni secilën punëtori që keni marrë pjesë. Nëse keni pak certifikata, atëherë përmendni të gjitha. Por përsëri, sigurohuni që të përfshini certifikatat që lidhen me pozitën për të cilën po aplikoni.
Nëse e dorëzoj CV-në time në formë elektronike, cili është formati më i duhur për t’u përdorur?
Përdorni formatin pdf për CV-në tuaj dhe po ashtu përmbledhni certifikatat në një skedar pdf. Përndryshe, mund të jetë irrituese të lexohen të gjitha bashkangjitjet që vinë me aplikimin tuaj. Sigurohuni që skedarët (fajllat me dokumente) të mos kenë më shumë se 5 MB.
Ndonjë rregull rreth referncave?
Mund të shtoni referenca konkrete në CV-në tuaj. Megjithatë, mund të përmendni se këto mund të shtohen edhe sipas kërkesës së punëdhënësit. Zakonisht, referencat duhet të jenë në fund të aplikimit. Kur jepni referenca, listoni së paku dy persona të ndryshëm. Mos u kufizoni tek punëdhënësit e kaluar ose ata aktual. Mund të përfshini ndonjë klient apo partner pune.
Në fund, disa këshilla të shpejta për shkrimin e një CV-je?
Sigurohuni që shkrimi të jetë i qartë, i thjeshtë dhe i saktë. Theksoni cilësitë që keni, që duken të rëndësishme për punën përkatëse. Mos keni frikë të tregoni ndonjë personalitet. Fundja, përdoreni ndonjë strukturë miqësore që e bën më të lehtë ta dallojnë se kush je.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme