Integrimi
Qindra veta në rrugë kundër dëbimit të Arlindit
Protestat kanë bërë që departamenti i brendshëm i Tesinës ta rishikojë vendimin. Megjithëkëtë, ai nuk i jep shumë gjasa kosovarit për të mbetur në Zvicër
Disa qindra persona kanë protestuar të martën në mbrëmje në Piazza del Sole në Bellinzona, kundër vendimit për dëbim të një të riu 17 vjeçar. Demonstrata e të martës është e fundit në radhën e disa manifestimeve të solidarizimit me të riun nga Kosova, me emrin Arlind Lokaj. Dhe, këto demonstrata kanë ndikuar që departamenti i punëve të brendshme i Kantonit të Tesinës ta rishikojë vendimin për dëbim.
Megjithëkëtë, autoritetet e kantonit nuk i japin shumë gjasa kosovarit të integruar mirë për të mbetur në Zvicër. Qeveria e Kantonit ashtu sikurse edhe Gjykata Administrative Kantonale tashmë kanë refuzuar ankesat e bëra kundër dëbimit të tij. Sipas tyre, 17 vjeçari nuk i plotëson kushtet për bashkim familjar në Zvicër, kështu që ai duhet ta lëshojë vendin deri të dielën.
Deri më tash, qeverisë së kantonit i janë drejtuar dy mocione parlamentare për të rishikuar rastin.
Tinejxheri kosovar është i lindur në Lokarno (Tesinë), por është rritur me babanë e tij në Kosovë. Para tri vitesh, sërish për shkak të problemeve me të atin, ka ardhur sërish në Zvicër, me një vizë turistike. Kërkesat e të ëmës për t`ia lejuar bashkimin familjar me të birin janë hedhur poshtë.
“Unë jam duke përjetuar një ferr të gjallë. Unë kam nevoje për të, ai ka nevojë për mua”, ka thënë nëna e Arlindit për mediet e vendit, duke menduar për të birin ende të mitur.
“Jam 17 vjeç, me origjinë nga Kosova por unüe kam lindur në Lokarno. Si fëmijë, babai im më ka marrë me forcë dhe nëna ime nuk ka mundur të më ndalë. Por unze kam shpresuar se një ditë do të takoheshim përsëri, kjo ditë ka ardhur. Jeta ime tani është këtu, me miqtë e mi dhe me nënën time”, është shprehur Arlindi para turmës.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës