Kosova
Kosova dhe Shqipëria me bashkëpunim për burgjet
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, së bashku me stafin e shërbimit, vizitoi Drejtorinë e Burgjeve të Republikës së Shqipërisë, ku në të ardhmen do të ketë vizita të ndërsjella të ekspertëve dhe shkëmbimin e përvojave më të mira për të dyja palët.
Gjatë kësaj vizite Thaçi takoi drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve në Republikën e Shqipërisë, Agim Ismajli, me të cilin diskutuan rreth punëve dhe sfidave, me të cilat ballafaqohen të dyja institucionet.
Sipas një komunikate të shërbimit korrektues, Thaçi dhe Ismajli gjatë takimit shkëmbyen ide dhe përvoja në shumë fusha, si në fushën e trajtimit të burgosurve të dënuar për vepra penale terroriste, në fushën e kontrollit të brendshëm dhe në shumë fusha të tjera me rendësi për të dy palët, shkruan kohanet, përcjell Albinfo.ch.
“Në takim, Thaçi dhe Ismajli ranë dakord për nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi, në mënyrë që në të ardhmen të realizohen vizita të ndërsjella, të ekspertëve dhe shkëmbimin e përvojave më të mira për të dyja palët. Në fund të takimit, Thaçi duke e falënderuar Ismajli për mikpritjen, e ftoi për vizitë në Shërbimin Korrektues të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra