Integrimi
Habibe Duraki, nënkryetare e një komune të Belgjikës
Shqiptarët janë të shpërndarë kudo në botë, e disa kanë arritur edhe pozita udhëheqëse në vendet ku jetojnë.
Habibe Duraku është një prej tyre. Ajo është nënkryetare në Komunën Evere në Belgjikë, shkruan albinfo.ch.
Por synimi i Durakut nuk ndalet me kaq. Ajo tashmë është zyrtarisht kandidate për zgjedhjet rajonale të Brukselit, më 26 maj të këtij viti, nga radhët e Partisë Socialiste belge.
Në kuadër të fushatës, ajo ka kërkuar edhe mbështetjen e bashkatdhetarëve.
“Në zgjedhjet komunale u zgjodha e para dhe e vetmja femër nënkryetare në Belgjikë, falë mbështetjes tuaj! Prandaj, ju ftoj që ta shpërndani posterin tim. Mos hezitoni të më mbështesni, çdo ndihmë dhe inkurajim është i mirseardhur. Na votoni të gjithëve, na mbështetni”, ka thënë ajo, përcjell albinfo.ch.
Nga Partia Socialiste belge po kandidojnë edhe katër shqiptarë të tjerë në zgjedhjet tripalëshe që do të mbahen më 26 maj.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor