Integrimi

I riu shqiptar sulmohet nga pedofili

Arsimi 18 vjeçar thotë se me qëllim nuk e ka goditur pedofilin plak sepse “ndryshe, ai do të luante pastaj viktimën”. Policia ka konfirmuar rastin

Por, pasi që ai e përcjell plakun drejt kabinës, ky i fundit me shpejtësi e mbyll derën mbrapa të dyve. “Papritmas më sulmoi nga ana e përparme në pantallona. Kjo më shokoi dhe e shtyva atë nga vetja”, thotë Arsim J., një i ri që është duke ndjekur zanatin e berberit. Pensionisti pastaj ka ikur shpejtë nga kabina dhe Arsimi e ka ndjekur  mbrapa, duke i bërtitur se është pedofil. Më tutje plaku ia ka dalë të ikë, shkruan 20minuten.ch.

I riu shqiptar dhe mikesha e tij e kanë kërkuar pedofilin dhe në fund e kanë gjetur në një sallë pritjeje duke e paraqitur. “I thashë atij se për këso gjërash duhet të shkonte në shtëpi publike”, thotë i riu, ndërsa pedofili e ka fyer me një gjest banal me duar.

Ai thotë se me qëllim nuk e ka goditur, sepse “ndryshe, ai do të luante pastaj viktimën”. Vetëm kur ai e kishte sulmuar, Arsimi e kishte shtyrë atë duke e rrëzuar në dysheme “Pastaj i telefonova policisë”.

Policët e kanë marrë në pyetje plakun ndërsa Arsimi ka ushtruar kallëzim penal kundër tij për ngacmim seksual dhe lëndim trupor. Policia e Kantonit të Cyrihut e ka konfirmuar ngjarjen dhe kallëzimin e bërë penal.