Sporte Luftarake
Zvicër: Boxpromotion me Nuri Seferin e Arnold Gjergjajn
Nuri Seferi e Arnold Gjergjaj kthehen në ring me eventin Boxpromotion që do të mbahët më 25 maj 2019 në palestrën sportive Grossmat në Kirchberg BE.
Boksieri shqiptar Nuri Seferi kthehet në ring pas një periudhe të gjatë rehabilitimi.
Në faqën e tij ne Facebook Seferi ka shprehur mirënjohje për adhuruesit e tij duke bërë të ditur njëherit se në këtë event në ring do të ngjiten emra të njohur të boksit shqiptar në Zvicër. Eventi i paralajmëruar tregon poashtu në gjendje gatshmërie për duel edhe boksierin tjetër të njohur shqiptar, Arnold Gjergjajn.
Seferi njofton se kundërshtari i tij do të jetë boksieri gjerman, Kai Kurwaha.
“Kundërshtari im është gjermani me shumë përvojë, Kai Kurwaha, i cili gëzon famë botërore. Gjithashtu do të zhvillohen 4 ndeshje profesioniste ku do të boksojnë shqiptarë tashmë të afirmuar edhe në arenën ndëkombëtare”.
Seferi mes tjerash ai ka shprehur mirënjohje për fansat e tij duke shkruar; “Sigurisht që dua ta falënderoj nga zemra çdo Shqiptar që po jep kontributin e tij në realizimin e këtij eventi, që për mua mban vetëm një emër -Mirënjohje.”
Nuri Seferi ka shkruar sy ky do jetë starti tij madhështor.
“N.S BOXPROMOTION do të zhvillojmë një event sportiv madhështor, që do të jetë edhe starti im mbas një periudhe të gjatë rehabilitimi, si pasoj e një operacioni të veshtirë”.
Në këtë event do të zhvillohen katër ndeshje profesioniste me boksierë shqiptarë të afirmuar edhe në arenën ndërkombëtare.
Albinfo.ch është sponzor medial i këtij eventi.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit25 Maj 2019
- Ora19:00
- LokacioniKirchberg Be
- Data e përfundimit25 Maj 2019 - 23:00
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha