Gruaja
Nesër, martesa e Fatmire Bajramajt me Enis Alushin
Fansat e shumtë të Lirës duhet të mësohen shumë shpejtë me mbiemrin saj të ri. Qysh në ndeshjen e radhës ajo do të paraqitet me mbiemrin e ri, “Alushi”
Nesër, më 10 dhjetor martohet Fatmire Bajramaj, futbollistja e famshme shqiptare që luan për kombëtaren gjermane. “Lira” Bajramaj siç e quajnë më shpesh mediet gjermane, prej nesër do të quhet zyrtarisht Fatmire Alushi. Ajo martohet me futbollistin po ashtu shqiptar që luan në bundesligën e dytë, Enis Alushi.
Martesa do të bëhet në një rreth të ngushtë familjar.
Fansat e shumtë të Lirës duhet të mësohen shumë shpejtë me mbiemrin saj të ri. Qysh në ndeshjen e ardhshme të FFC Frankfurt për kupë, që luhet të dielën që vjen, futbollistja 25 vjeçare do të paraqitet me mbiemrin e ri, “Alushi”, shkruajnë mediet gjermane.
I pari që i ka dëshiruar fat kosovares, ka qenë ish trajneri i saj Bernd Schröder. “Dasma është një gjë e mrekullueshme. I dëshiroj asaj të gjitha të mirat dhe trashëgimtarë. Më pëlqen kur vajzat dhe gratë që luajnë futboll të femrave sjellin fëmijë ne jetë”.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?