Kosova
Kuvendi i Kosovës debaton për migrimin, propozohet rezolutë për avancimin e të rinjve
Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme lidhur me migrimin e kosovarëve. Me kërkesë të deputetëve, në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet debat parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rrezik që po i kanoset Kosovës që nga paslufta.
Fidan Rekaliu, në emër të propozuesve paraqiti çështjen për të cilën u kërkua debati parlamentar dhe tha se kërkoi nga grupet parlamentare të prezantojnë bashkërisht një rezolutë unifikuese për mbrojtjen dhe avancimin e të rinjve të Kosovës, shkruan rtk, përcjell albinfo.ch.
“Është i dhimbshëm fakti që Kosovën po e braktisin edhe të rinjtë e shkolluar dhe të profesionalizuar të cilëve vendi i tyre nuk ua dha as mundësinë më të vogël për tu dëshmuar. Për më keq, nga vendi po largohen edhe njerëz të punësuar, bile edhe në institucione publike, po largohen mjek e inxhinier, jo pse nuk e kanë të siguruar ekzistencën materiale, ata po ikin sepse institucionet e vendit të tyre nuk garantojnë as arsim cilësor as mbrojtje të duhur shëndetësore, as perspektivë për fëmijët e tyre”, tha ai.
Ai tha se bazuar në publikimet e fundit, del se qytetarët e Kosovës prinë sa i përket dëshirës për t’u larguar nga vendi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve Sipas udhëzimeve, pensionet e të vejave nuk do të ndërpriten më kur fëmija më i vogël...
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent