Bota
Gjermania vendos taksë për thëngjillin?
Ministrja gjermane e Mjedisit deklaroi sot se qeveria do të konsiderojë futjen e taksës për thëngjillin si pjesë e planit kombëtar për të luftuar ndryshimet klimatike.
Duke folur për media pas mbledhjes së parë të veçantë të “kabinetit për klimën,” Svenja Schulze tha se ministrat në qeverinë gjermane në muajt e ardhshëm do të paraqesin propozimet për reduktimin e emetimeve të gazeve serë në sektorët e ujit, raporton AP.
Ajo gjithashtu tregoi hapur për një lloj të tatimit mbi thëngjillin dhe vuri në dukje se disa vende të tjera kanë futur tashmë masa të tilla për të dekurajuar djegien e lëndëve fosile që promovojnë ngorhjen globale.
Duke folur për taksën mbi thëngjillin, ministrja gjermane theksoi se “ka shumë modele të ndryshme që do të diskutohen.”
Ministria gjermane e Transportit kundërshton objektivat specifike të “kabinetit për klimën”, por Schultze këmbëngul se “të gjithë duhet të marrin pjesën e vet të përgjegjësisë”, transmeton KosovaPress, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve