Integrimi
Sqarim i Komunitetit Shqiptar të Gjenevës
Komuniteti Shqiptar i Gjenevës, permes një shkrese sqaron opinionin lidhur qëndrimin e mbajtur në rastin e referndumit të 24 nëntorit. Pasi që në sqarim apostrofohet edhe albinfo.ch, ne po e botojmë atë në tërësi
“Albinfo”, një portal në internet, që audiencë ka kryesisht diasporën shqiptare të Zvicrës, më 10 nëntor 2013 botoi shkrimin me titull “A po politizohet Komuniteti Shqiptar i Gjenevës?” Po ashtu “Tribune de Genève” e datës 22 nëntor 2013 e publikoi shkrimin e gazetarit Eric Burdry me mbishkrim “Iniciativa e UDC-së shkakton grindje tek shqiptarët” (“L’initiative UDC sème la zizanie chez les Albanais”). Të dy këto shkrime, përcillnin disa opinione në lidhje me pozicionimin e Komunitetit Shqiptar të Gjenevës për referendumin e 24 nëntorit 2013.
Për hir të opinionit sqarojmë, që Komuniteti Shqiptar i Gjenevës, si Shoqatë e themeluar muaj më parë nuk ka pretendime që qytetarit t’ia imponojë kurrfarë diktati përkitazi me shprehjen e vullnetit të tij të lirë. Duke u nisur nga parimi që referendumi është një e drejtë themelore dhe e barabartët për të gjithë, Komuniteti ynë u përcaktua në lidhje me dy iniciativa që kishin te bënin jo vetëm me interesin tonë, por edhe të qytetareve tjerë.
Etiketimi ynë nga disa individë se kinse ne jemi pozicionuar përkrah UDC/SVP-së ishte i nxitu(a)r, i paqëndrueshëm dhe dashakeq. A s’është absurd fakti që u kursyem nga akuzat në rastin e pozicionimit tonë kundër ngritjes së taksës për shfrytëzim të autostradës? Këtë pikë kritikët tanë e miratuan në heshtje, ngase edhe ata donin që të kursenin xhepin e tyre, pa u interesuar fare që iniciativa vinte nga UDC-ja. Reagimet ndaj Komunitetit tonë gjetën pretekst pikën dy të referendumit, ku parashihej barazia fiskale e familjeve me fëmijë në çerdhe dhe të atyre që vet kujdesen për ta, ashtu siç ishte deri në vitin 2011. Kjo pikë u shqyrtua me shumë kujdes nga Komuniteti ynë dhe erdhëm në përfundim se pozita aktuale e nënave me fëmijë të vegjël është e atillë, që kërkonte mbështetjen tonë. Ndërkaq për pikën 1 Komuniteti Shqiptar u tregua asnjanës. Atëherë ku u gjend e drejta për akuzë se gjëja ne si Komuniteti Shqiptar i Gjenevës qenkemi mbështetës të UDC-se?
T’u thuash “JO” çështjeve konkrete, ashtu siç u tha pjesa dërmuese e popullit të Zvicrës në referendumin e javës së kaluar, nuk është fare e rëndësishme se a je pjesë apo jo e ndonjë partie. Iniciativat si këto, i percepton dhe i vlerëson populli pa qenë i kyçur nëpër parti. Ne, thjesht u keqinterpretuam qëllimisht, sepse nuk bëmë pozicionim partiak, por vetëm realizuam një të drejtë sikurse pjesa tjetër e qytetarëve të Zvicrës.
Në vijim po ofrojmë disa të dhëna statistikore që nxjerrin në shesh të vërtetën. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011, kur pjesëmarrja ishte 49,1%1), UDC në nivel vendi pati fituar 26,6%1) të votave, ose afër 650 mijë vota2). Ndërkaq iniciativa e UDC-së në referendumin e fundit, kur pjesëmarrja ishte 52,8%3), u votua nga shumë më tepër votues. Pika dy u përkrah nga 41,5%3) të votuesve, ose me 1,14 milion vota3), kurse pika tre u votua edhe më fuqishëm, nga 60,5%3) votues, ose thënë ndryshe pati rreth 1,66 milion përkrahës3).
Nga zbërthimi i këtyre përqindjeve del se, më tepër kanë votuar për niciativën e UDC-se zgjedhësit e partive tjera dhe ata që janë fare të pa parti, se sa vet elektorati i UDC-se. A nuk është ky edhe një argument që flet, se kur janë në pyetje problemet e përgjithshme të shtruara me referendum, vie në shprehje vota e popullit që shpreh interesin e tyre, pavarësisht se nga cila parti dalin iniciativat. Dhe se kjo votë dukshëm dallon nga ajo gjatë zgjedhjeve elektorale, të cilat shprehin vullnetin politik, respektivisht partiak, duke vendosur mbi shpërndarjen e pushtetit ndërmjet partive.
Mendojmë që pluhuri i çuar ishte i panevojshëm ngaqë populli nëpërmjet referendumit e tha fjalën e tij dhe kështu përfundimisht shleu çdo hamendje dhe paragjykim. Qëndrim primar i Komunitetit Shqiptar te Gjenevës, ishte dhe mbetet interesi i përgjithshëm shoqëror dhe në veçanti i komunitetit shqiptar, ashtu si ne e shohim, dhe në asnjë mënyrë ai klanor apo individual. Garanci për këtë është Statuti ynë dhe transparenca e plotë, duke filluar nga numri i anëtarëve. Asnjëherë kjo Shoqatë nuk ka shfaqur tendencë dhe as që ka mëtuar përfaqësimin e shqiptarëve të Gjenevës si tërësi. Ambiciet dhe synimet e të tjerëve për këtë përfaqësim, të adresuara në emër të tjetërkujt, nuk janë të justifikueshme.
Sidoqoftë, Komuniteti Shqiptar i Gjenevës shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me të gjitha institucionet e Gjenevës dhe shoqatat e klubet si motra ne Zvicër dhe jashtë saj, duke pasur kriter bashkëpunimin e ndërsjellë dhe korrekt pa ndërkëmbje e njollosje të njëri-tjetrit, thuhet në fund të sqarimit të dërguar nga kryesia e Komunitetit Shqiptar të Gjenevës.
Burimi i të dhënave:
1) http://www.parlament.ch/f/wahlen-abstimmungen/parlamentswahlen/wahlen-
2011/Pages/eckdaten.aspx
2) http://www.atlas.bfs.admin.ch/core/projects/12/fr-fr/viewer.htm?12.0.fr
3) http://www.parlament.ch/F/WAHLEN-ABSTIMMUNGEN/VOLKSABSTIMMUNGEN/VOLKSABSTIMMUNGEN-
2013/ABSTIMMUNG-2013-11-24/Pages/default.aspx
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës