Kosova

KMDLNJ: Ish-ministri Teodosijeviq duhet të arrestohet

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në një reagim thotë se ish-ministri Teodosijeviq, përveç shkarkimit, duhet të arrestohet dhe të gjykohet për urrejtje dhe fyerje në baza etnike.

KMDLNJ i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale të  Kosovës, që në bazë të deklarimeve publike të Teodosjeviqit të nisë hetimet sipas detyrës zyrtare për faktin se këto deklarata nxisin urrejtje në baza etnike, fyerje në baza etnike dhe përmbajnë të dhëna të pavërteta.

“Duhet të bëhet e qartë se ka dallim midis përgjegjësisë politike dhe asaj penale! Rasti Teodosijeviq është shembull tipik i bërjes së dallimit midis këtyre dy përgjegjësive”, theksohet në reagimin e KMDLNJ-së.