CH-Ballkani
Ministri serb, Vulin: Sa më shpejt duhet të ndahemi nga shqiptarët
Ministri serb i Mbrojtjes ,Aleksandar Vulin, thotë se angazhohet që sa më shpejt të vendoset kufiri ndërmjet shqiptarëve të Kosovës e Serbisë.
“Pasi të konfirmojmë se ku është kufiri, atëherë edhe mund ta mbrojmë atë”.
Kështu ka thënë Vulin për gazetën e Beogradit “Veçernje Novosti”, pa treguar se kufiri ndërmjet Kosovës e Serbisë ka ekzistuar edhe më herët dhe ekziston gjithnjë edhe tash, me vendkalime kufitare ndërmjet dy vendeve e me roje ushtarake policore, po ashtu në të dy anët e kufirit, transmeton koha.net, përcjell albinfo.ch.
Në këtë intervistë të gjatë, ai shqiptarët e Kosovës i ka quajtur me termin “shiptari”, ndërsa ka paralajmëruar edhe rrezikun, siç ka thënë ai, nga krijimi i Shqipërisë së Madhe.
“Shqipëria e Madhe tashmë është krijuar. Çështje është se sa pjesë të shteteve të tjera do të përfshijë. Me hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO, të gjithë shqiptarët, me përjashtim të dy komunave në Serbi, do të jetojnë në një zonë unike të sigurisë dhe në hapësirën politike në kuadër të NATO-s. E me jetën e të gjithë shqiptarëve udhëhiqet nga Tirana”, ka theksuar ai.
Duke folur për ndarjen, Vulin thotë se në rast të kësaj zgjidhjeje, ajo duhet konfirmuar me referendum.
“Disa fuqi të mëdha do të përkrahnin ndarjen, disa jo, ne duhet të marrim pjesë në këtë përballje”, thotë Vulini.
Lidhur me konstatimin se në rast të ndarjes, shumë serbë do të mbeteshin në Kosovën e pavarur, Vulin thotë: ”Unë s’e kam vizatuar kufirin, unë vetëm dua të ndahem nga shqiptarët e Kosovës”.
“Mendoj se ndarja është zgjidhja më e mirë. Nëse ndahemi nga shqiptarët, pas marrëveshjes, do të kishim më shumë mundësi t’i ndihmonim serbët që jetojnë në hapësirën me shumicë shqiptare se sa që kemi tash mundësi t’i ndihmojmë ata në hapësirat me shumicë serbe në Kosovë”, ka theksuar ai.
Sipas tij, konflikti me shqiptarët e Kosovës nuk është dhe nuk mund të jetë konflikt i ngrirë.
“Sa më shpejt që largohemi nga shqiptarët, aq më shpejt do të fillojmë së jetuari. Nëse nuk duam, atëherë me fat Kosova e tërësishme e me pavarësi”, ka thënë Vulin.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë