Bota

OBSH: Jetëgjatësia është rritur për pesë vjet

Jetëgjatësia në botë është rritur me pesë vjet e gjysmë mes viteve 2000 dhe 2016, njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke theksuar se pabarazitë mes vendeve të pasura dhe të varfra vazhdojnë.

Ndërkohë që një person i lindur në vitin 2000 mund të shpresojë të jetojë deri në 66,5 vjet, ata që kanë lindur në vitin 2016 mund të shpresojnë të arrijnë 72 vjet, sipas OBSH-së, me rastin e publikimit të statistikave shëndetësore botërore, raporton agjencia ata.

“Ky përparim shpjegohet pjesërisht me rënien spektakulare të vdekjeve të fëmijëve nën pesë vjeç, në veçanti në Afrikën subsahariane, ku janë arritur progrese në luftën kundër malaries, fruthit dhe sëmundjeve të tjera të transmetueshme”, thekson OBSH-ja.

Jetëgjatësia është rritur gjithashtu edhe falë progreseve të realizuara në luftën kundër SIDA-s, që kishte prekur një pjesë të madhe të Afrikës në vitet 1990.