Integrimi
Fëmijët e lindur në Gjermani mund të mbajnë dy pasaporta
Në marrëveshjen e koalicionit në Gjermani është rënë dakord për heqjen e opcionit, me të cilin deri më tani kanë detyruar fëmijët me prindër të huaj që të heqin dorë nga njëra shtetësi
Me rregulloren e deritanishme fëmijët e lindur në Gjermani duhej që deri në moshën 23 vjeç të vendosnin për njërën nga nënshtetësitë, atë gjermane ose të prindërve.
Kush nuk merrte një vendim deri në në këtë kohë, kërcënohej automatikisht nga humbja e nënshtetësisë.
Por, nga kjo rregullore përjashtoheshin qytetarët e vendeve të BE-së.
Ata mund t’i mbanin pa problem të dyja nënshtetësitë.
Në të ardhmen të gjithë fëmijët që kanë lindur në Gjermani mund të mbajnë dy pasaporta. Komunitetin më të madh të të huajve në Gjermani e përbëjnë turqit, por ky rregull përfshin edhe qytetarët e vendeve të tjera, pra edhe ata nga Kosova, boshnjakët, serbët, rusët apo afganët.
Sic raporton DW Unioni konservator kishte rezerva të mëdha për ndryshimin e kësaj rregulloreje.
“Kemi diskutuar intensivisht. Në fund kuptuam se kjo rregullore përbën një problem për të rinjtë migrantë që kanë lindur këtu”, u shpreh Aygül Özkan.
Ministrja e Çështjeve Sociale nga radhët e Partisë Kristiandemokrate (CDU) në landin e Saksonisë së Poshtme, sheh tek rregullorja e re shprehjen e një kulture të re mirëseardhjeje.
“Është një shenjë pranimi për të gjithë ata migrantë, që janë integruar dhe e pranojnë Gjermaninë.” Por Unioni e refuzon si edhe më parë nënshtetësinë e dyfishtë për të gjithë të huajt e tjerë që jetojnë në Gjermani, ashtu si e kishin kërkuar socialdemokratët.
Por rregullorja e re jo vetëm që nuk e merr miratimin e Komunitetit Turk (TGD) në Gjermani, por kritikohet ashpër.
Kenan Kolat, kryetari i Komunitetit Turk në Gjermani shprehet tepër i zhgënjyer, sidomos me partnerin socialdemokrat.
“Nuk është e mundur ta pranojmë këtë rezultat. SPD-ja kishte bërë të ditur para negociatave, se nuk do ta nënshkruante marrëveshjen e koalicionit pa një rregullore të përgjithshme. Kjo nuk u bë.”
Kenan Kolat shprehet se gëzohet për ata të rinj që do të përfitojnë nga rregullorja e re , por në tërësi ai e sheh këtë rregullore si një padrejtësi të madhe kundrejt turqve që jetojnë në Gjermani.
Deputeti socialdemokrat me origjinë turke, Mahmut Özdemir nuk e pranon kritikën që i bëhet partisë së tij.
“Pa influencën e socialdemokratëve kjo temë do të kishte dalë komplet nga axhenda. Ky rezultat është sukses që duhet respektuar, për një temë, e cila ende nuk është diskutuar deri në fund. Ai thekson për DW se SPD-ja do të vazhdojë të luftojë për nënshtetësinë e dyfishtë.
“Ne kemi shfuqizuar një sinjal antiintegrues me këtë. Por sigurisht unë do të kisha dëshiruar më shumë, prandaj edhe në të ardhmen do të vazhdoj të angazhohem për nënshtetësinë e dyfishtë.”, tha Aydan Özoguz e ngarkuar për çështjet e integrimit në grupin parlamentar të socialdemokratëve.
Një temë kjo që u intereson shumë turqve që jetojnë në Gjermani.
Me rreth 3 milionë njerër nga ky komunitet përbën grupin më të madh të migrantëve në Gjermani.
Shumica prej tyre kanë lindur këtu, por vetëm gjysma mban pasaportën gjermane.
Shumë prej tyre nuk duan të humbasin pasaportën turke për atë gjermane. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Qendra e Esenit për Studimet Turke në korrik të këtij viti.
Më shumë se 80% e turqve në Gjermani duan të mbajnë pasaportën turke, sepse i tremben disavantazheve që mund të kenë në rast të kthimit një ditë në Turqi.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës