Muzikë
Bebe Rexha rrëfen problemet e saj mendore në karrierën muzikore
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka folur për problemet e saj mendore që e kanë përcjell në disa periudha të karrierës muzikore.
Në një intervistë për revistën britanike “MarieClaire” Rexha ka folur hapur për shqetësimet që kishte, të cilat tani i menaxhon falë një terapie përmes të cilës bën ushtrime fizike dhe ha shëndetshëm. “Ka pasur momente kur nuk doja të dilja nga shtëpia, ose isha nervoze nëpër ahengje. E tmerruar qëndroja në një cep të dhomës.
Nuk e dija se çka janë makthet dhe shqetësimet. U takova me një terapeut dhe gjeta mënyra për ta kontrolluar nervozizmin”, thotë Bebe.
Problemet me shqetësimet dhe nervozizmin krijuesja e hitit “Last Hurrah” ka thënë t’i ketë pasur në të njëzetat e saj kur një studio muzikore e largoi nga ekipi.
“Isha shumë e shqetësuar sa ia shkrova një letër shefit të studios dhe i thash se ju me ekipin ma keni bërë jetën të mjerueshme, se jam e pikëlluar çdo ditë në një vend që po më mban si peng”, thotë Rexha për revistën “Marie Claire”.
Industrinë muzikore Bebe Rexha e ka quajtur të errët dhe se filloi të përmirësohej në shëndet kur pranoi se industria është e tillë.
“Shumë fanse kanë ardhur me nënat e tyre dhe më kanë falënderuar që u kam ndihmuar vajzave të tyre gjatë kohërave të vështira. U them se jam këtu për t’ju ndihmuar edhe pse shpesh nuk ndihem mirë për vete. Kam shumë energji për këtë shkak mund të shkruaj tekste që kanë ndikim te njerëzit”, thotë Bebe Rexha.
E-Diaspora
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur