Kinema
Aktorët zbulojnë sekretet e serisë “Game of Thrones”
Ekipi i serisë së njohur “Game of Thrones”, ka parakaluar për herë të fundit në tepihun e kuq, duke kujtuar pjesët më të mira të punës gjatë viteve të kësaj serie.
Disa prej aktorëve që nuk ishin të njohur para se të niste seria, në vitin 2011 ia mësynë Nju Jorkut për sezonin e fundit që transmetohet më 14 prill.
Maisie Williams, që ishte vetëm 13-vjeçare kur filloi rolin e Arya Stark-ut, ka thënë se do t’i mungojnë muajt kur ekipi filmoi në kushte të ftohta, në Irlandën Veriore. “Disa prej kujtimeve më të mira janë kur ne është dashur të mbërthehemi në rroba të trasha që t’i bëjmë ballë të ftohtit. Krijuam një lidhje të mirë, e cila i bënte ballë edhe të ftohtit”, thotë Williams.
Ndërsa, aktorët Sophie Turner, Pilou Asbaek e Conleth Hill, thonë se si kujtim për serinë, kanë ruajtur unaza e gjëra të tjera të personazheve që kanë luajtur.
“Game of Thrones” ka fituar disa çmime Emmy dhe është seria më e shikuar televizive, me 30 milionë shikues gjatë transmetimit të një serie në SHBA. Seria është e njohur për vrasjen e personazheve të dashur, por shumë prej aktorëve që kanë luajtur ata, siç janë Jason Momoa, Natalie Dormer dhe Sean Bean, parakaluan në tepihun e kuq.
“Ky është kilometri i fundit, tepihu i fundit, premiera e fundit. Ky është fundi. Gjithçka ka një fund dhe kjo është mënyrë e përkryer për këtë”, thotë Kristofer Hivju që luan rolin e Tormund Giantsbane.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih