Shkurt.ch
Zbulohet implantati për dobësim pa ushtrime dhe pa dieta
Hulumtuesit nga ETH Zürich tashmë e kanë prodhuar një implantat të tillë i cili ka funksionuar me sukses te minjtë
Një grup hulumtuesish shkencorë nga universiteti prestigjioz i Zvicrës ETH Zürich ka zhvilluar një metodë interesante e cila besohet se do ta revolucionarizojë procesin e humbjes së peshës, duke e bërë atë të lehtë e pa mundime. Ideja e prezantuar nga ETH konsiston në një implantat që do të “mbillet” në trupin e njeriut ku do të përgjojë vlerat e yndyrës në gjak.
Në rastet kur pjesëmarrja e yndyrës në gjak është e lartë, që ndodh pas një shujte të bollshme me yndyrëra, implantati e aktivizon një materie paralajmëruese e cila sinjalizon ngopjen.
Hulumtuesit nga ETH Zürich tashmë e kanë prodhuar një implantat të tillë i cili ka funksionuar me sukses te minjtë. Por, siç thotë bioteknologu Martin Fusseneger, ky eksperiment nuk mund të bartet kaq thjeshtë edhe te njerëzit.
Zhvillimi i një produkti të përshtatshëm në këtë drejtim mund të marrë vite të tëra.
Por ai ka shtuar se megjithatë, është fare lehtë e parashikueshme se dikur do të jetë e mundur që personave me peshë tepër të madhe, me treguesin BMI shumë më të lartë se 30, tu implantohet një rrjet i ngjashëm gjenetik, që do t`i ndihmonte ata për të humbur peshë. Kjo do të ishte një alternativë e mirë për ndërhyrjet kirurgjike si thithja e yndyrës nga trupi ose operimi i lukthit.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave