Shkurt.ch
Zvicra “u përqëndrua shumë në ndalimin e migrimit”
Ndihma e Zvicrës për zhvillim duhet të përqendrohet më shumë në nevojat e vendeve partnere dhe më pak në ndalimin e migrimit, thotë Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), përcjell albinfo.ch.
Në përgjithësi, Zvicra ishte një “partner i fuqishëm zhvillimi” dhe e bëri zërin e saj të dëgjuar ndërkombëtarisht mbi çështje të tilla, si uji, ndryshimet klimatike dhe shëndeti, tha OECD të premten në rishikimin e vet të bashkëpunimit për Zvicrën, i cili ndërmerret çdo pesë vjet
Bashkëpunimi zhvillimor është një instrument i politikave ndërkombëtare ekonomike dhe të jashtme të Zvicrës dhe duhet t’u shërbejë interesave kombëtare, si dhe sfidave zhvillimore, vuri në dukje organizata, përcjell albinfo.ch.
Por programi ishte nën “presion“ për të kufizuar migrimin e parregullt në Zvicër, me disa diskutime mbi dhënien e mbështetjes me kusht që vendet partnere të përshtatin politikat e tyre të migracionit”, përcjell albinfo.ch.
“Një program që fokusohet në parandalimin e migrimit në Zvicër në kurriz të mbështetjes së prioriteteve të vendeve partnere për zhvillim afatgjatë, mund të çojë në rrezik reputacionin e Zvicrës: neutraliteti i njohur i vendit mund të jetë në rrezik, duke ulur ndikimin e saj në politikën globale”, tha organizata.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve Sipas udhëzimeve, pensionet e të vejave nuk do të ndërpriten më kur fëmija më i vogël...
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent