Integrimi

Çifti shqiptar në Zvicër, sjell në jetë katërnjakët

Një çift nga Kosova në Biel Bienne të Zvicrës janë bërë prindër të katërnjakëve

Laberioni, Taulanti, Elioni dhe Eliona janë fëmijët e tyre që erdhën në këtë jetë. Ndonëse bëhet fjalë për një lindje të parakohshme, sipas prindërve gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Albertina Ajeti ka lindur katërnjakët më 25.11.2013, në ora 16:30,  në spitalin e Biel Bienne të Zvicrës.

Mentor Ymeri e Albertina Ajeti ndihen prindërit më të lumtur në botë. Mentori thotë për albinfo.ch  se në të njëjtën kohë ka dy gëzime, i pari që është bërë baba dhe  gëzimi i dytë që familjes ia shtuar për një ditë 4 anëtarë të rinj.

 “Deri sot kemi qenë familje dy anëtarshe sot jemi familje e madhe. Jemi gjashtë anëtarë” shprehet Mentori, i gëzuar dhe duke qeshur.

Mentori vjen nga fshati Sodovinë i Jerlive, komuna e Vitisë