Shëndetësi

Prishtina bëhet me Spital pas tri vjetësh  

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, dhe ai i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, kanë nënshkruar një Memorandum për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës.

Ministri ka deklaruar se spitali do të jetë gati brenda tre vjetësh dhe do të kushtojë më shumë se 7 milionë euro. “Puna e parë është të kemi një kod buxhetor, dihet se është ndarë një buxhet.

Ne e kemi nda një buxhet 3 vjeçar, buxhet që nëse ka nevojë do të rritet, andaj brenda këtyre tri viteve ne kemi një plan ta përfundojmë”, theksoi ai.

Ministri theksoi se kryeqyteti  e meriton një projekt të tillë. Edhe ministri Yagcilar e quajti këtë projekt të rëndësishëm për Prishtinën.