Maqedonia
Turqia i kërkon Shkupit dorëzimin e gylenistëve

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, ka kërkuar nga institucionet e Maqedonisë së Veriut që të ndërmarrin masa kundër, siç ka thënë, “strukturave terroriste të organizatës Feto” që veprojnë në territorin e këtij vendi, e që sipas tij, po dëmtojnë “raportet mes dy vendeve, miqësinë dhe lidhjes vëllazërore”.
“I kemi emrat e disa prej personave kryesorë të organizatës terroriste dhe thellë jam i bindur se ditët e ardhshme institucionet e Maqedonisë së Veriut do të ndërmarrin masa konkrete lidhur me këtë. U besojmë institucioneve të Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar ministri turk i Mbrojtjes, Akar, pas takimit në Shkup me ministren e Mbrojtjes të Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska.
Ministrja Sheqerinska ka pranuar se me homologun e saj turk ka biseduar për shumë çështje, përfshirë edhe atë të ngritur nga ministri turk, por pa dhënë detaje, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Ajo ka thënë se nuk beson se problemi i ngritur nga zyrtari turk do të ndikojë në ratifikimin e protokollit nga ana e Turqisë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
“Turqia është partner shumëvjeçar dhe shtet mik yni…kemi biseduar në drejtim të zgjidhjes së problemeve dhe sfidave me të cilat përballen dy vendet, përfshirë edhe këtë problem…Nuk kemi biseduar për afate, çështje ditësh apo javësh por për çështje që janë të rëndësishme për dy vendet. Nuk kemi dilema se Republika e Turqisë do të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO”, ka deklaruar Sheqerinska.
Turqia edhe më parë ka kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut që të ndërpresë mbyllë shkollat, që sipas Ankarasë kanë lidhje me lëvizjen e klerikut fetar, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja zyrtare e fajëson për tentimet e dështuara për puç më 2016.
Megjithatë, deri më tani zyrtarët maqedonas kanë refuzuar kërkesat e tilla.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani mirëpret diasporën: Ju jeni krenaria e Kosovës Në një ceremoni të veçantë të organizuar në Prishtinë për bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit, Presidentja...
-
Donikë Sejdiu mbron me sukses doktoratën në Universitetin e Cyrihut
-
Gjermani: Studentët e Juridikut nga Universiteti i Prishtinës zënë vendin e 6-të në botë
-
Itali: 22-vjeçar shqiptar kapet me 12 doza kokainë
-
Presidentja Osmani pret mërgatën në një pritje tradicionale në Presidencë
Jeta në Zvicër
-
Pas 20 ditësh kaosi, qarkullimi në HB Zürich rikthehet në normalitet Pas 20 ditësh kaosi dhe devijimesh, qarkullimi rreth Stacionit Kryesor të Zyrihut (HB Zürich) është rikthyer...
-
Afati i tarifave amerikane: Zvicra ende në pritje të vendimit zyrtar
-
Pilot projekti në Zvicër që synon të riciklojë xhamat e dritareve të përdorura
-
Ndikimi i traktateve të reja të BE-së mbi imigracionin
-
OKB në Gjenevë bën thirrje për reformë të tarifave mbi plastikën