Tematike
Zvicra, “vendi më i mirë” në Evropë për të ikur nga burgu
Në Zvicër nga 10.000 të burgosur, në vitin 2017 janë arratisur 255 veta. Në Spanjë, vetëm 2! Por ky nuk është patjetër "lajm i keq" për Zvicrën, thotë eksperti
Në asnjë vend të Evropës nuk ikin nga burgu më shumë të burgosur se sa në Zvicër. Këtë e tregon raporti të cilin e ka punuar profesori i kriminologjisë nga Lozana, Marcelo F. Aebi, me porosi të Këshillit të Evropës. Në këtë raport janë krahasuar sistemet e burgjeve të 47 vendeve evropiane.
Mesatarisht në Zvicër nga 10.000 të burgosur, në vitin 2017 janë arratisur rreth 255 veta. Kjo shifër është shumë më e lartë po u krahasua me shtet tjera të Evropës. Kështu, në periudhën e njëjtë në Francë janë regjistruar 88 të ikur në 10.000 të burgosur. Në Gjermani kanë qenë edhe më pak, gjegjësisht 61 ndërsa në Austri, 30. Por rekordi nga ana e poshtme e ranglistës., është shënuar në Spanjë: atje kanë ikur vetëm dy veta në 10.000 të burgiosur.
Numër i përafërt, i madh i të ikurve me atë të Zvicrës është regjistruar në shtetet skandinave. Kështu, në Finlandë gjatë vitit 2017 kanë qenë 252 veta që “kanë thyer” burgun, ndërsa në Suedi, 238. Gjithnjë është fjala për raportin një me 10.000 të burgosur.
Por kriminologu Aebi e sheh me sy pozitiv numrin e madh të ikjeve. Sipas tij, kjo tregon se vendet që janë në krye të kësaj rangliste, në dukje “të palavdishme”, janë në fakt vendet me sistem më të përparuar, të hapur të burgjeve.
“Vendet që njohin një sistem më restriktiv të burgjeve, pa burgje të tipit të hapur, kanë në afat të gjatë një kuotë më të lartë të recidivizmit, rreth 50 për qind. Kjo do të thotë se në ato shtete, çdo i dyti i burgosur, pak vite pas lirimit, përfundon sërish në burg. Ndërsa në vendet me sistem të burtgjeve të tipit të hapur, shkalla e recidivizmit të të rriturve, e matur me numrin e dënimeve, sipas studimeve të reja, arrin në 38%. Fakti se në rrugën për të sigruuar një shkallë sa më të ulët të recicivizmit, ndodhin më shumë ikje nga burgu, është çmimi që duhet të paguhet për të pasur një sistem më njerëzor të burgjeve, thotë eksperti.
“Autoritetet e burgjeve sot në Zvicër shikojnë me shumë përpikmëri se cilët të burgosur i vendosin në burgjet e tipit të hapur”.
Po u shikuan shifrat e të ikurve nga burgjet zvicerane, mund të vimë në përfundimin s ethyerjet klasike të burgjeve – pra ato që shënohen si ikje nga burgjet e tipit të mbyllur, viteve të fundit kanë shënuar rënie të madhe. Kështu, n¨se në vitin 2010 kishin ikur 24 të burgosur, në vitin 2018 ishin vetëm 6. Ndërsa numri i të ikurve nga burgjet e tipit të hapur, varion shumë, nga viti në vit: në vitin 2012 kanë ikur 250 ndërsa në vitin 2017, gjithsej 217 të burgosur.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025