Lifestyle

‘Më refuzonin se isha shqiptare’, Ava Max bën rrëfimin prekës për fëmijërinë e saj

Këngëtarja me famë botërore Ava Max, emri shqiptar i së cilës është Amarda Koci, po korrë një sukses të madh në tregun ndërkombëtar dhe që pas super hitit ”Sweet But Psycho” është bërë shumë e famshme.

Ava së fundmi ka dhënë një intervistë për ‘Phoenix’ ku përveç karrierës së saj ka folur dhe për Shqipërinë, fëmijërinë e vështirë dhe paragjykimet që i është dashur të përball për shkak të origjinës së saj.

“Ndihem vërtet shqiptare! Jam me fat që vij nga një vend me femra shumë të forta. Nëna ime, tezja ime, gjyshja ime, ato gjithmonë ua kanë thënë atë që kanë menduar burrave të tyre. E kam parë këtë dhe më ka pëlqyer teksa e shihja duke u rritur. Kam qenë e bekuar. Por, përmes muzikës, shpresoj që ta ndaj këtë me dikë që ndoshta nuk ka pasur diçka të tillë në jetën e vet”, ka thënë ajo teksa më vonë ka treguar se të jesh një fëmijë emigrantësh ka qenë e vështirë.

“Jam ndjerë e refuzuar për faktin që isha shqiptare. Ndihesha paksa jashtë kornize kur jetoja në South Carolina”, tregon 25-vjeçarja.

Ndërsa më vonë artistja shqiptare tha se për të njeriu më i fortë është nëna e saj dhe sigurisht babai të cilët bënin nga tre punë që të ndihmonin të bijën, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch

“Mënyra si erdhi në Amerikë, ajo nuk e dinte gjuhën, nuk kishte para. Nëna dhe babai im bënin nga tri punë secili. Nuk i kam parë derisa i mbusha 10 vjet; jetoja me gjyshen time. Isha dhjetëvjeçare kur e blenë shtëpinë e tyre të parë. Nuk i kam parë për një kohë të gjatë, prandaj kur i shihja e shfrytëzoja kohën për të qëndruar me ta. E kam parë gjithë luftën që kanë bërë, sepse jeta nuk është e drejtë. Në fund të ditës, jeta ka shumë beteja, pos nëse ke lindur në një familje të pasur, që nuk ishte në rastin tim. Ata më mësuan të vazhdoj dhe të mos dorëzohem”, ka thënë ndër të tjerash Ava Max.