Kultura

Arti i Shuk Oranit në TriBeCa të Nju Jorkut

Në këtë ekspozitë prezantohen vepra të zgjedhura  të artistëve multimedialë, në mesin e të cilëve dhe Shuk Orani, Evan Sebastian Lagache, Alou Dia, Kevin Champeny, Patti Samper dhe Katerina Ganchak

Vetëm pak kohë më parë “Wall Street Journal” shkruante për një skenë të re të artit bashkëkohor në Lower Manhattan. Nëse para 40 viteve SoHo ishte “Hot Spot”-i i ri artistik, tash po paraqiten gjithnjë më shumë iniciativa të tilla në TriBeCa.

Kështu, për fillimin e kohës verore atje po hapet ekspozita “Equinox”, në 7 Franklin Place, e kuratuar nga Shane Townley, Cathy Condon dhe Alekjandro Don nga “New York Art Foundation”. Në këtë ekspozitë prezantohen vepra të zgjedhura  të artistëve multimedialë, në mesin e të cilëve dhe Shuk Orani, Evan Sebastian Lagache, Alou Dia, Kevin Champeny, Patti Samper dhe Katerina Ganchak.

Këta artistë, në pozicionet e tyre eksperimentojnë me koncepte dhe tema që lidhen me rilindjen dhe ripërtëritjen, duke drejtuar me këtë rast vëmendjen nga potenciali i artit, që t`u shërbejë njerëzve në ciklet e tyre të ndryshme jetësore, si burim relaksues dhe rigjenerues.

Ekspozita është e hapur për vizita, nga 4 deri më 29 prill 2019, nga e hëna deri të dielën, nga ora 12 deri në orën 17.

Hapja e ekspozitës: 4 prill, 18 – 21-

Kontakti:

New York Art

7 Franklin Place, New York, NY 10013

Newyorkart.com