CH-Ballkani
Pritet lirimi i biletave të aeroplanëve
Së shpejti pritet të nënshkruhet një marrëveshje trepalëshe, Prishtinë-Shkup-Podgoricë për aviacionin civil. Kjo marrëveshje parashikon edhe uljen e biletave të aeroplanëve
Përfaqësuesit e Kosovës, Malit të Zi dhe të Maqedonisë së shpejti do ta nënshkruajnë një marrëveshje trepalëshe për transportin ajror. Kjo marrëveshje bashkëpunimi, siç raportojnë mediet në Prishtinë, parashikon uljen e biletave për aerotransport.
“Kjo marrëveshje do të ndikojë që biletat e shtrenjta të aeroplanëve, të nisin të lirohen”, transmeton KTV detajet e marrëveshjes. Sipas zyrtarëve të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, kjo marrëveshje pritet të shkurtojë edhe kohën e udhëtimit.
Drejtori i këtij institucioni, Dritan Gjonbala ka treguar rreth punëve që janë duke u bërë në fushën e aviacionit civil. “Ashtu si të gjitha institucionet edhe ky institucion po përballet me pengesa që Serbia po ia shkakton”, ka thënë ndër tjera Gjonbala.
Sipas tij, ka interesim të kompanive të ndryshme për operim të tyre në Kosovë, ndërsa përkundër rregulloreve të miratuara, siç tha ai, ende nuk ka asnjë kërkesë që është bërë nga pronarë të avionëve privatë për aterrim në Kosovës.
Këtë Gjonbalaj e ka lidhur me mungesën e anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe problemet me njohjet.
Gjatë këtij viti, numri i udhëtarëve që do të udhëtojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” do të rritet për 10 për qind, ka thënë Gjonabala
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave