Lajme
Facebook njeh pavarësinë e Kosovës
Përfshirja e Kosovës në Facebook u ofron kosovarëve dhe bizneseve të Kosovës të njëjtat mundësi sikur që kanë edhe vendeve të tjera të botës, konfirmon kryeministri Thaçi
Rrjeti më i fuqishëm social në botë “Facebook” e ka njohur Kosovën si vend sovran, duke e përfshirë brenda këtij sistemi sikur çdo shtet tjetër të botës. Kështu konfirmon Qeveria e Kosovës, duke iu referuar një njoftimi që kryeministri Hashim Thaçi ka marrë nga drejtuesit e Facebookut me seli në Dublin të Irlandës.
Përfshirja e Kosovës në Facebook, sipas Qeverisë, është bërë për t’u ofruar kosovarëve dhe bizneseve të Kosovës të njëjtat mundësi sikur edhe vendeve të tjera të botës.
KryeministriHashim Thaçi, i cili në muajt e shkuar ka qenë në kontakt me korporata të ndryshme globale të internetit, theksoi se “Qeveria e Kosovës ka investuar në diplomacinë digjitale, me synim për t’u mundësuar kosovarëve të gëzojnë të njëjtat shërbime dhe produkte si të gjithë qytetarët me qasje në shërbime digjitale”.
“Njohja nga Facebook nënkupton se bizneset kosovare tani mund të prodhojnë fushata vetanake të marketingut, të cilat do të ua mundësojnë atyre të avancojnë në tregun e brendshëm”, deklaroi kryeministri Thaçi, i cili u shpreh i lumtur që kam qenë në kontakt me Facebook-un në javët e shkuara.
“Dhe jam po ashtu i lumtur që kam marrë konfirmimin për përfshirjen e Kosovës në të gjitha produktet dhe shërbimet e rrjetit numër social numër një botë”, deklaroi kryeministri kosovar.
Republika e Kosovës, siç thuhet më tej, ka shtuar përpjekjet e saj në muajt e fundit për të siguruar përfshirjen e kosovarëve në rrjetet dhe shërbimet diverse të internetit në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Diplomaci Digjitale, e cila synon integrimin e Kosovës në rrjetet e komunikimit global.
Ndryshe kongresmeni amerikan, Eliot Engel gjithashtu ka luajtur një rol aktiv në avokimin për njohjen më të madhe të Kosovës në internet, si pjesë e Strategjisë për Diplomaci Digjitale të Republikës së Kosovës, njofton Qeveria e Kosovës.
“Jam impresionuar nga rritja e depërtimit të internetit në Kosovë në vitet e fundit dhe jam i lumtur që kam ndihmuar kryeministrin Thaçi dhe Qeverinë e Kosovës në tejkalimin e hendekut digjital të Kosovës dhe pjesës tjetër të botës së zhvilluar”, ka thënë Engel, anëtar i lartë i Komitetit të Kongresit Amerikan për Punë të Jashtme.
Ndryshe, faqja e internetit www.digitalkosovo.org është lansuar për të mbështetur këtë proces.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?