Lajme
Vlerësohet mbështetja e Zvicrës për drejtësinë në Kosovë
Zëvendëskryeministri Kuçi çmoi lartë punën që ka bërë Ambasada Zvicerane në Kosovë dhe mbështetjen që Qeveria Zvicerane ka dhënë për Ministrinë e Drejtësisë dhe për institucionet tjera
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka pritur sot në një takim ambasadoren e Zvicrës, Krystyna Marty Lang. Në këtë takim ata kanë biseduar për marrëdhëniet ndërshtetërore Kosovë-Zvicër, për ndihmën që Qeveria Zvicerane i ka dhënë Qeverisë së Kosovës, si dhe për forcimin e këtij bashkëpunimi, bëhet e ditur në një komunikatë shtypi të Ministrisë së Drejtësisë.
Gjatë takimit me theks të veçantë u diskutua për sistemin e noterisë si një ndër projektet më të suksesshme të mbështetura nga Qeveria Zvicerane dhe zgjerimin e një partneriteti të ngjashëm edhe në fushat e tjera.
Zëvendëskryeministri Kuçi çmoi lartë punën që ka bërë Ambasada Zvicerane në Kosovë dhe mbështetjen që Qeveria Zvicerane ka dhënë për Ministrinë e Drejtësisë dhe për institucionet tjera, përmes projekteve të shumta, si në avancimin e sistemit të noterisë, mbështetjen për Agjencinë Kosovare të Pronave, grupin ndërministror për ballafaqim me të kaluarën e shumë projekte tjera, thuhet më tutje në komunikatë.
Ambasadorja Lang nga ana e saj u shpreh shumë e kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm me institucionet e Kosovës, shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e Qeverisë Zvicerane për të vazhduar mbështetjen e projekteve të tilla që kontribuojnë në avancimin e sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, përfundon komunikata e dërguar nga Ministria e Drejtësisë e Qeverisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës